venerdì 11 dicembre 2015

Edhe ju prisni dicka?

Pritje te mbare:)




"...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.
     - Nuk jam i trishtuar.
     - Sigurisht që je.
     - Nuk është tamam ashtu,- më tha.

Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar.
Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.
     - Unë po pres,- me tha.
     - Cfarë po pret?
     - Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."
                                                     (Alessandro Barico - "questa storia")
                                                            shqip. M.C

giovedì 3 dicembre 2015

Femijet jane si balonat Erna Bombeck

Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!... E.Bonbeck shqip MC

martedì 1 dicembre 2015

Do ta shkruaj ne ere (Lo scriverò nel vento)






DO TA SHKRUAJ NE ERE

Kendon: Deniz Unel (Turqi)
Kenge pjesemarrese ne edicionin e 49-te te Zecchino D'oro (2006). Eshte nje nder kenget me te bukura per femije, qe kam degjuar, qofte per tekstin, qofte per muziken. Mesazhi qe percjell eshte i perboteshem: Paqe per gjithe njerezimin.

Solistja: Do ta shkruaj ne ere
me te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim,
se e dua shume boten
e ajo do ta shperndaje ne gjithesi, e di.

Solisti +Kori: do te fryj nder detera per ta bere te lundroje
Solisti: kushedi ku do te mberrije
Solisti+kori: do ta lexojne njerezit e kontinentit tjeter
SOLISTI: e do te me kthejne pergjigje.

Kori: do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera                             
 nje kor qe duke kenduar do te fshije...
Solisti: gjuhet, nuk do kene me vlere largesite...
 e c'bote do jete kjo bote
Solisti+Kori: Ne paqe do te jete! Ne paqe do te jete!

Solisti: Gel arkadas olalim
Bin seslerle koro kuralim
Kori: ere fryj me ngadale
qe te ndalet dashuria,
Solisti: Boyle olacak
fryj fort mbi lotin e nje buzeqeshje ti ringjall.

Solisti: Do ta lexoj ne ere
ne te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim.
dashurine e gjithe botes
qe ajo me sjell deri ketu, ne fluturim

Solisti+Kori: duke fluturuar mbi det
 zemren te me preke
Solisti: e s'ka per tu ndalur.
Solisti +Kori: ne syte e njerezve
 te kontinentit tjeter
Solisti: drite ka per te perhapur.

Kori: Do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera
 Nje kor qe duke kenduar do te fshije...
Solisti: gjuhet, s'do kene me vlere largesite...
 e c'bote do jete kjo bote!
Solisti+Kori: Keshtu do te jete! Keshtu do te jete!

Solisti: Gel arkadas olalim
Bin seslerle koro kuralim
Kori:Keshtu do te jete do te jete..
Sevgi dolu dunyada baris icinde yasayalim

Kori: fryj me ngadale moj ere
Qe te ndalet dashuria,
Solisti: Boyle olacak
 fryj fort mbi lotin e te ringjallet buzeqeshja.
Solisti+Kori: fryj fort mbi lotin
dhe nje buzeqeshje do te ringjallet. Ringjallja!


https://www.youtube.com/watch?v=bC3FkZDippQ

martedì 2 giugno 2015

Femijet K.Gibran



 FEMIJET 
(shkeputur nga libri "Profeti" i autorit Khalil Gibran )

Femijet e tu nuk jane femijet e tu

Jane bijte e bijat e vete jetes

Ti i sjell ne jete por nuk i krijon

Jane me ty, por nuk jane e jotja prone

Mund t’u japesh gjithe dashurine qe ke

Por jo ide

Sepse ata kane idete e tyre

Duhet t’i japesh strehe qenies 

Por jo shpirtit te tyre

Se shpirti i tyre ka strehen tek e ardhmja

E aty nuk te lejohet te hysh

As edhe permes endrres

Mund te deshirosh atyre t’u ngjash

Por mos kerko te te ngjajne ty ata

Se jeta nuk shkon mbrapsht

E as nuk ndalet ne te djeshmen

Ti je veç harku qe leshon ata si shigjete 

Ne te ardhmen


Khalil Gibran


Shqip M.C


martedì 31 marzo 2015



KËSHILLA NJË FËMIJE
 ♦♦♦                                                       
 Nëse të thonë gjithmonë se je i zoti,hap sytë: 
dikush kërkon të të shfrytëzojë
nëse të thonë gjithmonë se je inteligjent, hap sytë:
dikush kërkon të të eliminojë
nëse të thonë se je I bindshëm, hap sytë:
dikush kërkon të të skllavërojë
nëse të thonë gjithmonë se je I mirë hap sytë:
dikush kerkon të të zaptojë
POR
Nëse të thonë mëso, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë ku nuk duhet shkolla
nëse të thonë mos fol, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë, pa shkolla
nëse të thonë bindu, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë pa padronë
nëse të thonë kërko falje, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë të paqtë.

MOS i BESO
Atij që të komandon, atij që të ndëshkon,
 atij që të kontrollon,
atij që të fyen, atij që të perqesh,
atij që të bën lajka, 
atij që të mashtron, 
atij që të përçmon
ATA NUK E DINE SE TI JE NJE NJERI I LIRE

♦♦♦                                                                                                                                                             M.Bernardi "discorso a un bambino"
    
                                          nga italishtja M•C

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...