sabato 20 febbraio 2016

Thoughts on Photos ❄️Sky🌞




It
needs
my Son 
like the Sun
staring at a blue clear sky 
with white clouds like cotton
a snowy mountain in front of us
to make me feel the life

©M.C 





(foto by my son)


venerdì 12 febbraio 2016

Legjenda e fijes se kuqe (japoneze)

Sipas kësaj legjende të vjetër japoneze, çdonjëri nga ne  lind me një fije të kuqe të lidhur në gishtin e vogël të dorës së majtë. Kjo fije na lidh në mënyrë të pandashme me personin më të cilin jemi të destinuar që të bashkohemi për gjithë jetën. E nuk ka asgjë: -as personat, as largësitë, as rrethanat-  që të mund të pengoje dy shpirtra të lidhur nga kjo fije, që të  bashkohen.
(...)

Wei kishte mbetur jetim prej të dy prindërve që në moshë të njomë. Pikërisht për faktin se kishte qenë shumë i vetmuar e ngaqë ishte kujdesur vetë për vetveten, dëshira më e madhe e tij kishte qenë gjithmonë, të martohej e të kishte shumë fëmijë. Pavarësisht dëshirës së tij, kur arriti moshën madhore, nuk kishte mundur të gjente një grua që donte të martohej me të, ose një të tillë, pas së cilës të ishte i dashuruar. Gjatë njërit prej udhëtimeve të tij, pranë një tempulli, Wei u takua me një zotëri të moshuar, i cili po çlodhej duke lexuar një libër: ai nuk ishte tjetër veçse zoti i martesave dhe libri pershkruante se si dy persona ishin të destinuar të takoheshin për të jetuar gjithmone bashke. Pasi u prezantua, i hodhi nje sy librit dhe i tregoi Weit se motivi pse ai nuk ishte martuar akoma, ishte se gruaja e cila, ishte e lidhur me të përmes një fije të kuqe e do të behej bashkëshortja e tij; ishte akoma e vogël, tre vjeçe, dhe se duhej të priste akoma gati katërmbëdhjetë vjet derisa ta njihte e pastaj të martohej me të. Wei mbeti paksa i habitur nga profecia, e në njëfarë mënyre, edhe i zhgënjyer; ndaj pyeti me kuriozitet se çfarë përmbante thesi mbi të cilin zotëria plak ishte mbështetur. Ky i fundit tha se brenda ishte fija e kuqe e fatit që lidhte burra e gra të destinuar të jenë bashkë. Bëhej fjalë për një fije të pandashme, e pamundur ta këpusje dhe që krijonte një lidhje qe nuk shpërbëhej dot: kështu personat e lidhur nga kjo fije ishin të destinuar që të takoheshin, herët a vonë, e do të martoheshin pavarësisht sjelljes së tyre, sjelljes së të tjerëve, e ngjarjeve të përjetuara ose nga çdolloj tjetër ndikimi të jashtëm. Wei, tashmë i çorientuar dhe i zhgënjyer prej profecisë ë parë, nuk mundi të besojë as edhe këtë përgjigjen e fundit, vendosi të hakmerrej me qëllim që të ishte i lirë të zgjidhte vetë se me kë do të martohej, kështu dha urdhër që të vrisnin vajzën, që sipas rrëfimit të të moshuarit tek tempulli, do të ishte gruaja e tij e ardhshme. Shërbyesi e plagosi vajzën në kokë, pati mëshirë për të e nuk mundi ta vriste. Vajza ishte plagosur, por për fat i ishte kursyer jeta. Wei vazhdoi jetën e tij në kërkim të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta gjente, edhe pse vitet kalonin. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, Wei akoma beqar, takoi një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe që vinte nga një familje e pasur, e më në fund, pas pak kohe, u martua me të. Vajza, që kur e kishte njohur, kishte mbajtur në kokë një fashë. Kur erdhi momenti intim i çiftit, e reja kundërshtoi që ta heq atë, duke iu kundërvënë kuriozitetit të burrit. ajo nuk u përmbajt dot më dhe shpërtheu në lot nga turpi dhe rrëfeu arsyen se përse nuk donte që të hiqte fashën nga balli. Ajo kishte një shenjë plagosjeje poshtë saj, të cilën ia kishte shkaktuar një burrë, kur ajo ishte tre vjeçe. Pas atyre fjalëve Weitit iu kujtuan fjalët e zotit të martesave tek tempulli dhe urdhërin që i kishte dhënë shërbyesit të tij. Tani ishte ai që shpërtheu në lot, duke rrëfyer se kishte urdhëruar që ta plagosnin, madje ta vrisnin atë. Me tu sqaruar e gjitha e duke njohur më mirë historitë e jetës së tyre, e pranuan me gëzim lidhjen e tyre. Të kërkuar prej fatit në mënyrë të paevitueshme, dy të rinjtë e deshën më shumë njëri - tjetrin e jetuan të lumtur së bashku...

burimi:web  shqip M.C

http://hejedrite.blogspot.it/

sabato 6 febbraio 2016

Legjenda e yjeve

                                                   
Legjendat jane rrefime shume te hershme popullore, dhe si te tilla jane pasuri kulturore e nje populli.
Fjala "legjende" vjen nga latinishtja dhe do te thote  "gjera qe duhen lexuar"
ose "te destinuara per tu lexuar"
Ne to rrefehet  realja e perzier me te mrekullishmen.
Legjenda e meposhtme, e perkthyer nga italishtja , eshte braziliane. 
     (Foto marre ne web)



Një ditë, gratë e fshatit kishin shkuar për të punuar ne arat me misër. 
Bashkë me to,shkoi për të ndihmuar, edhe një fëmijë. 
Ai mblodhi e mblodhi shumë kallinj misri.
 Mirepo, një sasi të pabesueshme kokrrash misri, ai i fshehu në kallama bambujash, dhe i çoi te gjyshja, duke i kërkuar asaj që të bënte një ëmbëlsirë për veten dhe shokët e tij.
 Gjyshja e përgatiti dhe femijet hëngrën sa u ngopën.
 Për të mos treguar se ç'kishin bërë dhe nga frika se mos prindërit e tyre do ti dënonin, fëmijët nisën të ngjiteshin në qiell përmes një liane gunga - gunga që i bënte të fluturonin si zogj. 
Kur gratë u kthyen në fshat panë fëmijët tek fluturonin. 
Njëra prej tyre pa litarin dhe rreshtin e fëmijëve që synonte të ngjitjej. 
Nënat, të tronditura, i ndoqën ata, por hajduti, i cili ishte i fundit në rresht, e preu litarin, sapo mbërritën në qiell. 
Që atëherë, si dënim, fëmijët janë kthyer në yje, të detyruar për të vëzhguar që nga lart nënat e tyre të dëshpëruara....
                        burimi: web shqip M.C

martedì 2 febbraio 2016

Vlerëso çdo gjë që ke...




Mëso të vlerësosh çfarë ke, para se koha të bëjë që ti të vlerësosh atë çfarë kishe...
Për një njeri me këmbë zbathur,
 lumturi është të ketë një palë këpucë.
Për një njeri që ka këpucë të vjetra,
 lumturi janë një palë këpucë të reja,
Për një njeri që ka këpucë të reja,
 lumturi është të ketë një palë këpucë më të bukura.
E natyrisht njeriu që nuk ka këmbë,
 do të ishte i lumtur po të ecte edhe këmbëzbathur...

 Mate lumturinë me çfarë ke, e jo me çfarë të mungon...

 M. Josephson
  
                                     ***

... Atij që ka një copë bukë
    Atij që ka nje çerdhe të vogel për strehim
    Atij që nuk ka shërbyes dhe nuk është sherbëtor
    Thuaji: - "Jeto i lumtur, se ke një botë me gëzime plot

O. Khajam

venerdì 22 gennaio 2016

BUFJA...Une...



Bufja

Mëngjeseve
Me diell
Me shi
Kur shkoja n'shkollë,
Më percillte 
n'rrugic'n e vetmume.
Kajherë,
edhe n'terr,
Prej mjegullës e mbulume.
Ecte njatë meje kokë ulun
Bufja.
    ***
Sa e sa vite ma parë...
     ***
Për një moment
Me dhimsej
Se mos harronte
rrugen, 
n'shpi me ardhë
E  i thosha:
- Bufe, mjafton,
Hajt, kthehu n'shpi pra.
E ajo n'çast
Kthehej mrapsht 
me nji përkulje t'leht' 
Sikur ishte tuj m'pershnetë
E un' e kuptoja
Për mu kishte ardhë.
Rrugën vazhdoja buzagaz
Tuj shikju anash
Se mos ndokush 
kishte me thanë
Me ke flet ajo, çka ban...
               ***
Kur, atje u ktheva
Bufja nuk ishte ma...
Asokohe 
se kuptoja randsinë e saj
Tash e ndjej
se  vlente ma shumë
se disa njerz t'pavlerë.
      
           ***
Bufja 
e dashtun, 
nuk ishte imja.
Ishte qenushi i kojshisë...


koha




pa titull


E kam
Një dashuni
të madhe n'zemër
t'përjetshme
Të fortë
Që buzëqeshë,
më gëzon,
emocionon
E në gjoks
kërkëllon
gjëmon
çdo ditë n'sy më ndriçon.





Italy, Janar,  2016  ©M.C



giovedì 21 gennaio 2016

Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni


Diogjeni (Historian grek i antikitetit)





* E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi?
Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë.

*Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri.

* Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.
 Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin.
Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje?
Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe?
E mirë.- U përgjigj Aleksandri.
Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju?

* Njëherë e panë tek po fliste me një statujë dhe e pyetën se cili ishte qëllimi i këtij gjesti. Ai u përgjigj:- Po stërvitem për të kërkuar kot.

°Një njeri i shthurur kishte shkruar në derën e shtëpisë:- Mos të hyjë e keqja këtu.
 Diogjene e pyeti:- Po ti nga ke hyrë?

°Aleksandri i madh i dërgoi si dhuratë Diogjenit një vazo mbushur me kocka, të cilën e pranoi duke thënë: - Ushqim i denjë për një qen, Dhuratë jo e denjë nga një mbret.



domenica 17 gennaio 2016

Mami, tregomë një përrallë - Magjistari me emrin Acar


Një përrallë ruse (lufta e perjetshme mes se mires e se keqes)










  Na ishte njeherë një fshatar i moshuar, i cili, pasi i kishte vdekur gruaja, ishte martuar për së dyti.
Ai kishte një vajzë, por edhe gruaja kishte një tjetër, por të vrazhdë e të pahijëshme. Ajo e urrente bijën e bukur, të sjellshme e të embël, dhe nuk e linte asnjëherë të qetë.
Njerka e ligë dhe e pabesë nuk ndalonte së keqtrajtuari vajzën e shkretë, e bënte të vuante e të lotonte. 
E një ditë e detyroi burrin e saj ta çonte atë në pyll.
"Nuk dua as ta shoh e as ta dëgjoj më." I tha ajo.
Burri u dëshpërua, por kishte frikë nga gruaja e tij e ligë, ndaj iu bind urdhërit të saj.
Hipi mbi një slitë bashkë me të bijën, e me të mbërritur në pyllin e dendur, mbuluar me borën e bardhë, e bëri të ulej dhe e la aty, krejt vetëm, pranë një grumbulli të madh me borë.
Vajza lotonte dhe përmes lotëve lutej.
 Por ja tek u shfaq para saj magjistari Acar, i cili nisi të  kërcente e të vallëzonte rreth saj duke i thënë: "Unë jam magjistar. E kam emrin Acar."
"Je i mirëpritur!" - iu përgjigj vajza.
" E qielli të ka sjellë pranë meje për të më marrë me vete!?"
Në të vërtetë magjistari Acar donte që ta ngrinte vashën, ta bënte akull, por tek e dëgjonte të fliste me aq ëmbëlsi, pati mëshirë për të dhe i dhuroi një gëzof të mrekullueshëm. Pastaj u largua. 
Vasha e veshi dhe më pas u ul përsëri tek grumbulli me borë.
Pas pak magjistari Acar u kthye përsëri. 
E u përsërit e njëjta skenë. 
E këtë herë magjistari i dhuroi vajzës një arkë të madhe, në të cilën kishte një pajë të mrekullueshme, pastaj u largua.
Herën e tretë Acari i dhuroi vashës një çantë të qëndisur me ar dhe argjend, e ajo u lumturua dhe i këndoi këngë të gëzueshme.
Ndërkohë në shtëpi, njerka po bënte përgatitjet për funeralin e urdhëroi burrin që të shkonte e të merrte trupin e së bijës në pyll, sepse mendonte se tashmë ajo kishte ngrirë nga të ftohtit e madh.
Ndërsa njerka e ligë përgatiste për të ngrënë pa vashën të vinte shëndoshë e mirë, të veshur për mrekulli, me gëzofin e bukur, me arkë e me dhunti.
Menjëherë njerka urdhëroi burrin e saj që të merrte kuajt me slitë dhe të çonte bijën e saj në pyll. 
Aty u përsërit e njëjta gjë me magjistarin Acar. Por bija e njerkës së ligë, u tregua e idhët dhe e vrazhdë me të. Atëherë magjistari Acar filloi të frynte me sa fuqi që kishte dhe deshi që ta ngrinte. Nëna e saj, nuk priste dot më, ndaj vrapoi në pyll edhe ajo për të parë se çfarë kishte ndodhur. E magjistari Acar iu lëshua edhe asaj. Ato, të dyja të frikësuara, ia mbathën me të katra dhe që atëherë, nuk i ka parë asnjeri..



‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...