Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta legjenda

Legjenda e Diellit

 Njëherë e një kohë, dielli shfaqej vetëm për një moment: nxirrte kokën e tij të zjarrtë në lindje dhe më pas zhdukej menjëherë, pa kryer një rrotullim të plotë. Mirëpo, në pyll, krejt të vetmuar, na jetonin një vëlla e një motër, te cilët merreshin me gjueti dhe me peshkim. Ata kishin frikë se, duke qënë se toka ngrohej per një kohë shumë të shkurtër, ishte e mundur që format e jetës të shfaroseshin nga mungesa e dritës dhe  nga të ftohtit. Ata ishin gjahtarë shumë të zotë. Ndaj, kjo cilësi e tyre, u erdhi në ndihmë.  Ata vendosën që ta detyronin diellin që të bënte një rrotullim të plotë rreth tokës. Një mëngjes, motra shkoi në pyll dhe, në majat më të larta të pemëve, lidhi ca fije të gjata e shumë rezistente. Mengjesin e dites tieter, menjëherë pas lindjes së diellit, motra u kthye në pyll, aty ku kishte përgatitur kurthin. Në majën e një bredhi pa imazhin e rrumbullaktë të diellit, që po mundohej të çlirohej, pasi  kishte ngecur në lak e gati sa nuk po mbytej.