Friday, December 30, 2016

Do doja...S.Santonelli

💓Do doja që ti, qoftë veç një herë të mos u shqetësoje
Që të mësoje të thoje jo, siç dinë ta thonë të tjerët.
E ta thoje pa u ndier në faj.
Do doja që ti të mos mendosh se je gjithmonë më e
dobet se ata që ke përreth.
Që të mos mendohesh sa herë:
"Ku kam gabuar?"
Do doja që ti ta kuptoje se njerëzit pushojnë së interesuari për pse-në e një gabimi menjëherë pasi ka ndodhur. 
Sepse nuk i intereson askujt që t'i japë kuptim gabimeve. 
Ndërsa ti këmbëngul.
Ti kur nuk kupton, te merret frymë. 
Do doja që ti të mësoje të mbroje ëndrrat e tua prej cinizmit të botës, e të mos ndiheshe budallaçkë për këtë.
Që ti të kuptoje se jo gjithmonë është e drejtë të shqetësohesh për të tjerët, nëse jane vete ata që nuk shqetësohen për ty, e pastaj ti je e shtrënguar të mbledhësh shpirtin e bërë copa- copa...

Do doja që ti ta kuptoje se janë pikërisht endrrat që ke që të bëjnë të veçantë. Më shumë ato që endërron me syhapur se ato symbyllur.

Do doja që ti të mos ndiheshe jo aq e bukur në dashuri. 
E as më pak romantike.
O e shkuar në moshë.
O tepër e shëndoshë. O thjeshtë në vendin e gabuar.
Do doja që ti ta dije se dashuria është një e drejtë e të gjithëve, e se askush nuk duhet të pranojë që të jetojë pa të.
As ti.

Do doja që ti të ishe e vetdijëshme për madhështinë e zemrës tënde, e të mos kishe asnjë dyshim për këtë vetëm se një burrë nuk e ka vlerësuar.
Do doja që ti të besoje gjithmonë në forcën e një puthje, edhe pse ndonjë syresh nuk ka qenë e sinqertë.

Do doja këtë.
Që ti të doje veten. Që të rifilloje.
Me çdo kusht, kundër çdo lloj paragjykimi, e ligësie që sidoqoftë do të marrësh. 
Sepse dashuria, mikja ime, besomë...
Dashuria do të të shpëtojë.

📝© Serena Santorelli
Nga ital. Shqip M.C

foto-web

Thursday, December 15, 2016

Femijet luajne loje lufte - Bertolt Breht

E paqe është edhe 
Të mos kesh uri
Të mos kesh ftohtë
Të mos kesh frikë.
no to war
Fëmijët luajnë luftash
Të luajnë lojë paqeje është e rrallë
Sepse të rriturit
bëjnë luftë ngahera
Ti bën "pam" e qesh;
Po nëse ushtari shkrep
Dikush tjetër
Më nuk qesh.

Lufta është kështu.

Një lojë tjetër 
duhet shpikur, 
Të bëjë botën të qeshë
Jo ta bëjë të qajë.
Paqe do të thotë
Se jo të gjithëve u pëlqen
e njëjta lojë
Se lojërat që ke ti
duhet t'ua japësh edhe
fëmijëve të tjerë
Atyre qe me siguri nuk kanë
Sepse ti ke shumë.
Se vizatimet e fëmijëve të tjerë 
nuk janë shkarravina; 
Se mami yt 
nuk është vetëm e jotja
Se të gjithë fëmijët
Janë shokët e tu.
E paqe është edhe 
Të mos kesh uri
Të mos kesh ftohtë
Të mos kesh frikë.

B.Brecht

shqip M.C

Friday, November 25, 2016

Për ...gruan W.Sheakspeare


Për gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj,
për të gjitha nënshtrimet që ka përjetuar,
për trupin e saj që keni shpërdoruar,
për inteligjencën e saj që keni shkelur,
për paditurinë në të cilën e keni lënë,
për lirinë që i keni mohuar,
për gojën që i keni mbyllur,
për krahët që i keni prerë,
Për të gjitha këto:
 Ngrihuni më këmbë, zotërinj,
Para një gruaje!"


 William Shakespeare
 (Ital.shqip M.C)

Sunday, November 13, 2016

13 Nentor - Dita nderkombetare e miresjelljes


Një fjalë e sjellshme është si një ditë pranvere.(Fjalë e urtë ruse)
 13 nëntor është Dita ndërkombëtare e Mirësjelljes. 
Ka lindur falë levizjes "Japan Small Kindness Movement", e themeluar në Tokio në vitin 1988. 
Nel 1996, pikërisht në Tokio u krijua edhe grupi "World Kindness Movement".
Mirësjellja për të cilën bëhet fjalë, përfaqëson një cilësi, një karakteristikë etike që shpreh vëmendjen dhe respektin ndaj tjetrit, e që bazohet në gjestet e vogla, durimin dhe përkujdesjen. Qëndron gjithashtu në plotësimin e nevojave të vogla të tjetrit pa harruar vetveten.


Çdo njeri që takon po lufton një betejë për të cilën nuk di asgjë. Ji i sjellshëm. Gjithmonë.
(Platoni)
Ji i sjellshëm sa të jetë e mundur. Është gjithmonë e mundshme.
(D.Lama)
Kur masës dhe mirësjelljes i shtohet forca, kjo e fundit bëhet e parezistueshme.
(Gandhi)
Unë nuk njoh asnjë shenjë tjetër superioriteti tek njerëzit, përveç atë të të qenit i sjellshëm
(L.Van.Bethoven)
Fjaët e sjellshme nuk kushtojnë asgjë Nuk irritojnë gjuhën e as buzët që i shqiptojnë. Janë ilaç për ato që i dëgjojnë. Projektojnë imazhin e tyre në shpirtrat e njerëzve, dhe janë një pamje e bukur.
(B.Pascal)
Kemi dy veshë dhe një gojë pë të dëgjuar dy herë më shumë nga ç'themi
(Epiteti)

Ji një ylber në retë e dikujt tjetër. 

(M.Angelou)
Mund të shlyesh një kredi florinjsh, por vdes gjithmonë borxhli ndaj atyre që janë treguar të sjellshëm.
 (Fjalë e urtë Maleze)
Butësia dhe mirësjellja nuk janë shenja dëshpërimi dhe dobësie, por janë shprehje të forcës dhe vendosmërisë.
 (K. Gibran)
Mirësjellja është gjuha që shurdhi dëgjon dhe i verbri shikon  
(M.Twain)

(info web shqip mc)

Wednesday, November 9, 2016

A zgjedhohet fjala 'nënë'?


Si zgjedhohet emri "nënë"?
Nuk është folje?
Jeni me të vërtetë të sigurtë për këtë?
 Të duash, të bësh, të japësh, të dëgjosh, të inkurajosh, të gëzosh, të qash, të përqafosh, të puthësh, të përkëdhelësh, të ndjesh, të përkujdesesh, të mbështesësh, të mbrosh, të mësosh, të shoqërosh, të kujtosh, të studiosh, të lexosh, të pastrosh, të gatuash, të ushqesh, të vëzhgosh, të bërtasësh, të pëshpërisësh, të  këndosh, të  buzëqeshësh, të vraposh, të kërcesh, të edukosh, të kuptosh, të falësh, të pësosh, të shqetësohesh, të lehtësohesh, të vuash, të heshtësh, të flasësh...
Keni të drejtë, fjala 'nënë' nuk është një folje e vetme, është të gjitha foljet e një jete të tërë."

F.B.Giacomini
(Nga ital. shqip M.C)
Foto by pinterest

Friday, October 28, 2016

Monday, September 19, 2016

NJeReZiT...



Unë mendoj se personat nuk harrohen.
Nuk është e mundur të harrosh dikë që dikur të ka bërë të qeshësh.
dikë që ka bere zemrën tënde të trokasë,
apo, edhe dikë që të ka bërë të qash;
Ato nuk harrohen.

Ndryshon vetëm mënyra se si i shohim ato, ndryshon hapësira që zënë në zemër, në jetën tonë.

Ka persona që kanë hyrë në jetën time me shumë kujdes, pa bërë zhurmë, e kanë dalë po në këtë mënyrë.

Ka persona që kanë bërë një rrëmujë të madhe, dhe kanë prishur të gjitha planet e mia, e kanë ngatërruar idetë e mia.

Ka persona që, pavarësisht gjithçkaje, janë akoma pjesë e jetës sime...
Unë nuk harroj askënd.

Nuk harroj atë që ka qenë pjesë e jetës sime, edhe për pak kohë, sepse kjo do të thotë se fati ka dashur që ti ndesh në udhën time të jetës, e më pas të vazhdoja rrugëtimin tim...




L.Ligabue
(nga ital. shqip M.C)

Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...