Sipas kësaj legjende të vjetër japoneze, çdonjëri nga ne lind me një fije të kuqe të lidhur në gishtin e vogël të dorës së majtë. Kjo fije na lidh në mënyrë të pandashme me personin më të cilin jemi të destinuar që të bashkohemi për gjithë jetën. E nuk ka asgjë: -as personat, as largësitë, as rrethanat- që të mund të pengoje dy shpirtra të lidhur nga kjo fije, që të bashkohen.
(...)
(...)
Wei kishte mbetur jetim prej të dy prindërve që në moshë të njomë. Pikërisht për faktin se kishte qenë shumë i vetmuar e ngaqë ishte kujdesur vetë për vetveten, dëshira më e madhe e tij kishte qenë gjithmonë, të martohej e të kishte shumë fëmijë.
Pavarësisht dëshirës së tij, kur arriti moshën madhore, nuk kishte mundur të gjente një grua që donte të martohej me të, ose një të tillë, pas së cilës të ishte i dashuruar.
Gjatë njërit prej udhëtimeve të tij, pranë një tempulli, Wei u takua me një zotëri të moshuar, i cili po çlodhej duke lexuar një libër: ai nuk ishte tjetër veçse zoti i martesave dhe libri pershkruante se si dy persona ishin të destinuar të takoheshin për të jetuar gjithmone bashke.
Pasi u prezantua, i hodhi nje sy librit dhe i tregoi Weit se motivi pse ai nuk ishte martuar akoma, ishte se gruaja e cila, ishte e lidhur me të përmes një fije të kuqe e do të behej bashkëshortja e tij; ishte akoma e vogël, tre vjeçe, dhe se duhej të priste akoma gati katërmbëdhjetë vjet derisa ta njihte e pastaj të martohej me të.
Wei mbeti paksa i habitur nga profecia, e në njëfarë mënyre, edhe i zhgënjyer; ndaj pyeti me kuriozitet se çfarë përmbante thesi mbi të cilin zotëria plak ishte mbështetur. Ky i fundit tha se brenda ishte fija e kuqe e fatit që lidhte burra e gra të destinuar të jenë bashkë. Bëhej fjalë për një fije të pandashme, e pamundur ta këpusje dhe që krijonte një lidhje qe nuk shpërbëhej dot: kështu personat e lidhur nga kjo fije ishin të destinuar që të takoheshin, herët a vonë, e do të martoheshin pavarësisht sjelljes së tyre, sjelljes së të tjerëve, e ngjarjeve të përjetuara ose nga çdolloj tjetër ndikimi të jashtëm.
Wei, tashmë i çorientuar dhe i zhgënjyer prej profecisë ë parë, nuk mundi të besojë as edhe këtë përgjigjen e fundit, vendosi të hakmerrej me qëllim që të ishte i lirë të zgjidhte vetë se me kë do të martohej, kështu dha urdhër që të vrisnin vajzën, që sipas rrëfimit të të moshuarit tek tempulli, do të ishte gruaja e tij e ardhshme.
Shërbyesi e plagosi vajzën në kokë, pati mëshirë për të e nuk mundi ta vriste.
Vajza ishte plagosur, por për fat i ishte kursyer jeta.
Wei vazhdoi jetën e tij në kërkim të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta gjente, edhe pse vitet kalonin.
Katërmbëdhjetë vjet më vonë, Wei akoma beqar, takoi një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe që vinte nga një familje e pasur, e më në fund, pas pak kohe, u martua me të.
Vajza, që kur e kishte njohur, kishte mbajtur në kokë një fashë. Kur erdhi momenti intim i çiftit, e reja kundërshtoi që ta heq atë, duke iu kundërvënë kuriozitetit të burrit. ajo nuk u përmbajt dot më dhe shpërtheu në lot nga turpi dhe rrëfeu arsyen se përse nuk donte që të hiqte fashën nga balli. Ajo kishte një shenjë plagosjeje poshtë saj, të cilën ia kishte shkaktuar një burrë, kur ajo ishte tre vjeçe.
Pas atyre fjalëve Weitit iu kujtuan fjalët e zotit të martesave tek tempulli dhe urdhërin që i kishte dhënë shërbyesit të tij. Tani ishte ai që shpërtheu në lot, duke rrëfyer se kishte urdhëruar që ta plagosnin, madje ta vrisnin atë.
Me tu sqaruar e gjitha e duke njohur më mirë historitë e jetës së tyre, e pranuan me gëzim lidhjen e tyre. Të kërkuar prej fatit në mënyrë të paevitueshme, dy të rinjtë e deshën më shumë njëri - tjetrin e jetuan të lumtur së bashku...
burimi:web shqip M.C
burimi:web shqip M.C
http://hejedrite.blogspot.it/