HEJEDRITE(blog personale) Grimca te vogla letrare... perkthime (poezi e tregime,mite dhe legjenda) etc...
venerdì 11 dicembre 2015
Edhe ju prisni dicka?
"...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.
- Nuk jam i trishtuar.
- Sigurisht që je.
- Nuk është tamam ashtu,- më tha.
Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar.
Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.
- Unë po pres,- me tha.
- Cfarë po pret?
- Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."
(Alessandro Barico - "questa storia")
shqip. M.C
giovedì 3 dicembre 2015
Femijet jane si balonat Erna Bombeck
martedì 1 dicembre 2015
Do ta shkruaj ne ere (Lo scriverò nel vento)
DO TA SHKRUAJ NE ERE
Kendon: Deniz Unel (Turqi)
Kenge pjesemarrese ne edicionin e 49-te te Zecchino D'oro (2006). Eshte nje nder kenget me te bukura per femije, qe kam degjuar, qofte per tekstin, qofte per muziken. Mesazhi qe percjell eshte i perboteshem: Paqe per gjithe njerezimin.
Solistja: Do ta shkruaj ne ere
me te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim,
se e dua shume boten
e ajo do ta shperndaje ne gjithesi, e di.
Solisti +Kori: do te fryj nder detera per ta bere te lundroje
Solisti: kushedi ku do te mberrije
Solisti+kori: do ta lexojne njerezit e kontinentit tjeter
SOLISTI: e do te me kthejne pergjigje.
Kori: do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera
nje kor qe duke kenduar do te fshije...
Solisti: gjuhet, nuk do kene me vlere largesite...
e c'bote do jete kjo bote
Solisti+Kori: Ne paqe do te jete! Ne paqe do te jete!
Solisti: Gel arkadas olalim
Bin seslerle koro kuralim
Kori: ere fryj me ngadale
qe te ndalet dashuria,
Solisti: Boyle olacak
fryj fort mbi lotin e nje buzeqeshje ti ringjall.
Solisti: Do ta lexoj ne ere
ne te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim.
dashurine e gjithe botes
qe ajo me sjell deri ketu, ne fluturim
Solisti+Kori: duke fluturuar mbi det
zemren te me preke
Solisti: e s'ka per tu ndalur.
Solisti +Kori: ne syte e njerezve
te kontinentit tjeter
Solisti: drite ka per te perhapur.
Kori: Do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera
Nje kor qe duke kenduar do te fshije...
Solisti: gjuhet, s'do kene me vlere largesite...
e c'bote do jete kjo bote!
Solisti+Kori: Keshtu do te jete! Keshtu do te jete!
Solisti: Gel arkadas olalim
Bin seslerle koro kuralim
Kori:Keshtu do te jete do te jete..
Sevgi dolu dunyada baris icinde yasayalim
Kori: fryj me ngadale moj ere
Qe te ndalet dashuria,
Solisti: Boyle olacak
fryj fort mbi lotin e te ringjallet buzeqeshja.
Solisti+Kori: fryj fort mbi lotin
dhe nje buzeqeshje do te ringjallet. Ringjallja!
https://www.youtube.com/watch?v=bC3FkZDippQ
venerdì 9 ottobre 2015
domenica 20 settembre 2015
martedì 2 giugno 2015
Femijet K.Gibran
FEMIJET
(shkeputur nga libri "Profeti" i autorit Khalil Gibran )
Femijet e tu nuk jane femijet e tu
Jane bijte e bijat e vete jetes
Ti i sjell ne jete por nuk i krijon
Jane me ty, por nuk jane e jotja prone
Mund t’u japesh gjithe dashurine qe ke
Por jo ide
Sepse ata kane idete e tyre
Duhet t’i japesh strehe qenies
Por jo shpirtit te tyre
Se shpirti i tyre ka strehen tek e ardhmja
E aty nuk te lejohet te hysh
As edhe permes endrres
Mund te deshirosh atyre t’u ngjash
Por mos kerko te te ngjajne ty ata
Se jeta nuk shkon mbrapsht
E as nuk ndalet ne te djeshmen
Ti je veç harku qe leshon ata si shigjete
Ne te ardhmen
Khalil Gibran
Shqip M.C
martedì 31 marzo 2015
KËSHILLA NJË FËMIJE
♦♦♦
Nëse të thonë gjithmonë se je i zoti,hap sytë:
dikush kërkon të të shfrytëzojë
MOS i BESO
domenica 15 marzo 2015
giovedì 12 marzo 2015
Emily dickinson in albanian language
VARGJE TE POETES AMERIKANE EMILY DICKINSON NE GJUHEN SHQIPE
Me butesi gjykomeni sot.
prill 2004
giovedì 5 marzo 2015
Legjenda e lules se mimozes
Legjenda e lules se mimozes
Mimoza
e brishte dhe e sjellshme
Shume kohe me pare, ne nje vend te larget, ne anen tjeter te botes, ne ishullin e Tazmanias, lindi lulja e mimoses.
Banoret e ketj ishulli tregojne nje legjende.
Ne ate kohe, ishullin e komandonte nje mbret luftetar, i bukur, shtatlarte dhe i shkathet; me floke te zinj e te ndritshem, si krahet e nje korbi, por me zemren te thekur nga shume beteja e shumta.
Kete pamje kishin te gjithe banore e ketij ishulli; shtatlarte e te ashper ne sjellje, zeshkane,me floke te gjate e te drejte, qe i benin kornizen fytyres se rrepte.
Jetonin me beteja kunder fiseve armike dhe gjuanin kafshet qe vinin ne rrezik jeten e tyre. Nje dite, gjate te disates beteje, mbreti u plagos rende.
Nena dhe motra e mbretit e donin pamase te dashurin e tyre, por zemra e tyre e ngurte si ajo e mbretit, nuk donte aspak mbretereshen, gruan e tij te re e te bukur. Mbreteresha ishte nje krijese krejt e ndryshme, shtatshkurter, e turpshme dhe e sjellshme, me floke kaqurrela, te verdha si ari, me lekure te verdhe si mjalti i paster, dhe me nje ze te bute e te embel qe tingellonte si muzike.
Dukej sikur kishte ardhur nga nje bote tjeter, nga nje bote prej lulesh, buzeqeshjesh e paqeje.
Dy grate e egra e mizore, si edhe mbreti, i afermi i tyre, ishin padyshim xheloze per embelsine, butesine dhe bukurine e saj.
Duke perfituar nga ndrojtja e nuses, dy grate shkuan te kuronin mbretin, duke mbajtur ate, larg nga çadra, ku dergjej i plagosuri, me justifikime nga me te ndryshmet.
Ajo ishte e deshperuar, pasi ishte shume e dashuruar me burrin e saj te forte e te vrazhde, por nuk guxonte te mbronte te drejtat e saj si bashkeshorte, duke mos harruar qe ishte edhe detyre e saj, nga frika se mos bente diçka te pakendshme nenes dhe motres se tij, e si rrjedhoje te prishte qetesine e burrit qe donte.
Mbreteresha ishte e vetmuar, asnjeri nuk e keshillonte, pasi, oborrtaret, mbanin anen e me te forteve…
Kaluan dite, qe u bene jave, e pastaj muaj.
Me se fundi mbreti u sherua, dhe e vetmja deshire qe kishte ishte te ndeshkonte mbretereshen, viziten e se ciles kishte pritur gjate. Dhe keshtu pa hezitim, deboi nga mbreteria gruan e tij te pafajshme, pa i dhene te drejten te shpjegonte arsyet, pasi vetem prania e saj, e irritonte.
Erdhi i vellai.
E mori ne shtepi, tashme te lire, per ta rimartuar me nje tjeter, ate, qe ishte pese here nene.
Brenda shtate diteve, mbreteresha u martua ne ne vend tjeter, larg nga mbreteria nga ku ishte debuar krejt pa faj.
Ashtu e turpshme, e embel , e vogla, e trishtuara Azar, tashme pa lot e pa deshira, nuk iu kundervu fatit te vet. Si dhurate per martese , kerkoi vetem nje vel me te cilin te mbulonte fytyren dhe trupin, ne rrugen e gjate per ne shtepine e re, qe askush te mos e njihte, kur te kalonte neper pronat e Asan, mbretit mizor qe e ndau nga femijet te saj, pasi takimi me te vegjlit, padyshim, do t’i copetonte zemren.
Princi, burri i saj i ri, duke qene me pak i ashper se Asan, dhe ne njefare menyre embelsia çarmatosese e mbretereshes se vogel, i folen zemres se tij, i dha velin, me te cilin te mbulonte komplet trupin e saj te vogel. Por kur kaluan prane mbreterise, bijte e saj, qe çdo dite pergjonin nga lart ne kulla kthimin e nenes, e njohen, pavaresisht velit te gjate, dhe vrapuan duke qare e duke thirrur me ze te larte per kthimin e saj.
Edhe kete here Azar, i kerkoi burrit te saj te ri, qe te ndalej nje moment per te lene nga nje dhurate per secilin prej bijeve te saj. E princi pat meshire edhe njehere per nusen e tij te deshperuar, dhe ia plotesoi kerkesen.
Por, mbreti, qe ndoqi nga larg gjithçka, thirri prane vetes femijet, duke u thene te harronin sa me pare nenen e padenje per ta.
Azar degjoi ate ze te forte dhe perseri nuk gjeti fjale, qe te mbronte pafajsine e saj, tashme te padobishme.
Atehere u perkul, tashme e rraskapitur nga padrejtesia dhe dhimbja e mbi te veli i gjate prej nuseje u leshua plot meshire duke e mbuluar nga çdo shikim.
Me pas burri i saj i ri shkoi ta ngrinte ate krijese te deshperuar, i vendosur per t’i dhuruar nje jete te lumtur. Por tashme, fati i Azar kishte ardhur koha te permbushej.
E ndodhi qe princi i meshirshem, poshte velit te gjate qe kish qene dhurate e tij per dasmen, nuk gjeti tjeter veçse nje degez te brishte lule mimoze, me rrenjet te futura thelle ne toke, e vendosur qe te mos i lejojnte askujt ta shkulte nga vendi ne te cilin mbeti pergjithmone zemra e saj, me lulet e vogla me arome, per t’i kujtuar bijeve te Azar, buklehat bjonde qe mbulonin koken e nenes se tyre, ne kohen kur ajo kishte qene e lumtur.
Azarit, kaq te embel, te nenshtruar e te palumtur, koha do ti japi te drejte ne menyren e vet te pazakonte:
pasi, lulja e lindur prej saj do te njihej nga te gjitha grate si simboli i te qenurit te vetedijeshme, e i zotesise per te vendosur vete per fatin e vet.
Ne dukje delikate, ne te vertete e forte e e pathyeshme, e pamundur ta crrenjosesh kunder deshires se saj.
perktheu nga italishtja M.C
‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~
Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...
-
Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 k...
-
Një burrë kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njo...
-
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura Përralla për dhi e përralla për dre Thuajini xhaxhit moj flutura Tregona një përrallë të madhe ...
-
E kush më shumë se fëmijët i gëzohet një balone kur fluturon?! Por kur lexon historinë e prejardhjes së saj, kupton se fillimisht e gj...
-
Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...