Cfarë po thoni?!
Është e lodhshme të merresh me fëmijët.
Keni të drejtë.
Pastaj shtoni:
Sepse duhet të vihesh
Në nivelin e tyre,
Të përulesh, të zhdërvjellesh, të përkulesh,
Të bëhesh i vogël.
Tani e keni gabim.
Çfarë lodh më shumë nuk është kjo.
Është më shumë fakti se je i detyruar të lartësohesh
deri në lartësinë
e ndjenjave të tyre.
Të tërhiqesh, të zgjatesh,
Të vihesh
majë gishtash.
Për të mos i lënduar.
Drawing E.J.Parocki
Autori polak Januz Korzak (1879-1942)ishte psikolog, poet, pedagog, edukator e mendimtar i lirë
Vargjet janë marrë tek vepra e tij "Kur të bëhem fëmijë përsëri"
Për të qenë në lartësinë e tyre duhet ta shohim botën qe na rrethon me sytë e një fëmije,