Sunday, September 8, 2024

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~


Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit

 një shkrimtar, pedagog, gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dhe adoleshentë dhe i përkthyer në shumë gjuhë. 

 Dita e pare e shkolles

Ja zilja bie

pastruesja shkollen pastron 

dezhurni vjen e deren hap

mesuesi zbret ne stacion.

Mami therret:‘O nxenes’

cohu shpejt nga ai krevat.

Ne dhome hyn dielli

Hajt nxito, mbaruan pushimet 

fute penen ne kuti

mprehe lapsin ti

letren perthithese ne fletore

e vrapo te shkruash jeten.

Shkruaj bukur pa nxituar

Çdo dite nga nje faqe

Shkruaj fjale drejt e paster

Te punosh,te perpiqesh, te duash


Çfare duhet

Per te bere nje tavoline

duhet druri

Per te bere drurin 

duhet pema

Per te bere pemen 

duhet fara

Per te bere faren 

duhet fruti

Per te bere frutin 

duhet nje lule:

Per te bere nje tavoline 

duhet nje lule


Na ish njehere nje presje


Na ish njehere

nje presje e shkrete

Qe per faj te nje nxenesi 

te pavemendshem

U ndodh ne vend te nje pike

pas fjales se fundit 

te fjalise

E shkreta, e vetme

duhej te mbante

peshen e njeqind fjaleve

Ca me theks te rende

Nga mundimi i teperte vdiq.

E varrosen

poshte nje kryqi

Bere me lapsin blu

 te mesuesit

E ne vend te lules se gjelbert

e krizantem

i vendosen 

nje tufe me pikeçuditese

Si homazh


Milingones


Kerkoj falje perralles se lashte

nuk me pelqen kopracja milingone

Une mbaj anen e gjinkalles

Qe kengen e saj te bukur se shet, e dhuron



Na ish njehere nje pike pyetje

 kureshtare e madhe

Veç me nje kaçurrel

qe bente pyetje

qe te gjithe njerezve

E nese pergjigjja 

nuk ishte ajo e verteta

kaçurrelin tundte si kamxhik

Ne provim e vune 

ne fund te nje problemi 

Shume te nderlikuar

Sa asnje nuk i gjeti zgjidhjen

E shkreta

nuk e kish te lige zemren

Se u pendua 

u kthye 

ne nje pike cuditese 



Miredita te gjithe femijeve te botes

🌏 🚸

Dua te bej nje udhetim te gjate

Femijet e botes dua te takoj

Nje per nje dua ti shoh

Qe ta di 

Si jane e çfare bejne

Nese shkojne ne shkolle apo jo

E kane mamin e tyre

A babin qe shkon e punon

E ndoshta nje moterz me te cilen loz


Dua te di kush i mbulon 

Me mbulesen ne krevatin e tyre

E nese fusin gishtin ne goje

Kush i qorton

Nese dikush ua kreh floket

Me kreherin e lagur

E nese eshte arnuar  

Vrima ne çorapin e bukur


Dua te sigurohem

qe asnjeri te mos kete frike kur eshte terr

qe te gjithe te kene mbi jastek

nje enderr te bukur per te enderruar

e nje gjyshe qe i merr per dore

e njeriun e lige largon prej tyre


E do u them atyre “ mirdita femije”

te bardhe, te verdhe , esmere

femije prej rome e Santa fe

ne ngjyre qumeshti a kafe

femije te qeshur prej Moske o Pekini

O lule te varfra te kositura^

e vendin e ‘mengjesit te fresket’

Femije me floke bjond a te zinj

Mirdita te gjithe femijeve te botes



Qielli eshte i te gjitheve

🌄🌔


Dikush qe eshte dijetar i madh

te me shpjegoje kete fshehtesi

pse qiellin e shohin te gjithe

e i te gjitheve eshte krejt qielli

Eshte i imi kur e shoh

eshte i plakut, eshte i femijes

mbretit, i kopeshtarit

i pastruesit, i poetit

Nuk ka te varfer aq te varfer

sa te mos jete padron i tij

Edhe lepuri frikacak

ka aq qiell sa nje luan

Qielli eshte i te gjithe syve

E nese do, çdo sy

rroke krejt henen,

shiun qe bie, diellin

Dikush qe eshte dijetar i madh

te me shpjegoje kete mister:

qielli eshte i te gjitheve

e çdo syri qe e sheh 


Me fjale a me vargje

ma shpjegoni pra

pse qielli eshte nje i vetem 

e toka eshte copa copa


Shqip M•C




Tuesday, May 2, 2023

Lartesimi i ironise

Ne enderr pikturoj si Vermer

Flas shume mire greqisht

Me te gjallet e jo vetem

Nis nje makinen

qe i bindet urdherave te mia.

Kam talent

shkruaj poema te medha

Degjoj zera

Pak a shume si vete shenjtet 

Do te habiteshe

prej menyres si luaj piano

Fluturoj ashtu si duhet,

Vetem pra

Duke rene nga nje çati, 

bute bute mbi gjelberim


Nuk kam veshtiresi 

te marr fryme nen uje

Nuk ankohem me

Kam arrite te gjeje Atlantiden

Gezohem se e di se zgjohem gjithmone 

para se te vdes

Sapo shperthen nje lufte

kthehem ne anen qe preferoj

Jam, por nuk duhet te jem

Nje bije e shekullit

Ca vite me pare

kam pare dy diej🌞🌞

E pardje dy pinguine

Me bindjen me te madhe enderrat levdoj


*Enderr (W.S)

Shqip M.C

Saturday, June 26, 2021

Jemi puhizë e lehtë


 Jemi veç puhizë ere

Puhiza të lehta të varura mbi muret

një qielli pa kufinj

Jemi pluhur e esencë barit, 

lulesh, perzier

me aromën e detit,

t'hënës, t'dites, të natës

të kohës që vrapon

e mbjell rreth vetes 

fara kujtimesh 

Jemi si krahë në fluturim, 

prej gjithmonë 

Qëkur morëm frymë për herë të parë 

deri në ëndrrën e fundit

Në zemrën tonë e pikuar

prej një ylli;-

Si dhurate


R. Tagore

Tea and the sea (Albania 2018)
 “Dashte zoti

nje puhize e ambel 

T’thuri rreth teje

fjale dashnije,

Si nji tis i padukshem 

Per me mbrojte jeten tande”

J. O’Donohue



shqip M.C 



Monday, March 8, 2021

8 mars

Nonostante tutto 

E moren ligesine e tyne

E e perçapen

me dhamt’ e injorances

n’copa letrash

shkarravina e analfabete

botes ia dhane

me e kthy kunder teje.

Kane mendu;

-do t’dorezohet...


Por ata s’e dine 

ç’ don me thane 

me qene femen

Ata nuk e dine 

ç’don me thane

me qene gru

Ata nuk e dine 

ç’don me thane

m’u rr’zu sa here 

e prape me u çu

Ata nuk e dine 

ç’don me thane 

Me pase shend n’zemer

e drite n’sy

Nonostante tutto 

• • •

Ata si ti,

nje pende t’arnume

Ngjyejne

n’hinin e renies

e me shkronja t’ndrujtuna

prej shpirti

i thurin lavde jetes.


• M.C mars2021


*”Vepra me e mire per nje grua eshte qe te doje veten, te jete vetvetja e te sh’ndrise mes atyne qe nuk besuan kurre tek ajo”(web)💛

Wednesday, November 11, 2020

An Autumn spotlight

“...sidoqofte, eshte jeta ajo qe fiton gjithmone.”



Sa hijeshi ka drita e ketyre diteve!

Ajri eshte i paster e ngjyrat e vjeshtes ofrojne shikimit tone nje pamje madheshtie te ndryshme, por jo me pak energjike sesa ajo e pranveres. Gjethet, qe me pare na magjepsnin me jeshillekun e lehte, tani na habisin me ngjyrat e ngrohta e te arta, me perdredhjet e tyre fluturuese ne ajer. Ne vend te luleve kane zene vend frutet tipike vjeshtore: te kuqe, roze e te verdha. Ata jane mbretereshat e verteta te dimrit. E e gjitha kjo bukuri bie ne kontrast me klimen e semundjes, vdekjes, qe na rrethon. E si te mos mendosh per indiferencen e kesaj natyre leopardiane. 

Por është një gabim te fajesohet per nje pjesëmarrje emocionale bota natyrore ne teresi.

Kane per te qene pikerisht frutet e larmishme vjeshtore me farat e tyre te fshehura qe do na japin zemer, do na japin shprese.

E dimri ka per te ardhur, sigurisht, do te shtroje tisin e tij te hirte, e do te na duket se e kemi humbur çdo shprese. 

Veç ne shkurt, kur toka do te filloje te rilinde, me te gjitha energjite e saj, e para syve tane te lodhur e te zhgenjyer, do te shfaqet simfonia e madhe e jetes, do te kuptojme rendesine e frutave vjeshtore e farave te tyre, te gjumit e te zgjimit, e do te kemi proven se, sidoqofte, eshte jeta ajo qe fiton, gjithmone.


🔖Susanna Tamaro
Shqip M.C
📸Photos taken at Japanese Garden


Oret e  mengjesit jane ma te qeta
Arrat kane marre ngjyre ma t’kafte
 Ma t’rrumbullakta jane ba kokrrat e dellinjave 
Trendafili qytetin ka lane.
Panja ka vu nje shall te gezueshem, 
Lendina jane veshe ne te kuqerremte-
E une druhem jam demode, 
Nje varese me ngjyra vjeshte dua te ve

🔖Emily Dickinson







Saturday, June 20, 2020

‘Arti’ i duarve

Gjeth i qendisur🍂


“Gjyshe, si perballohet nje dhimbje?”
“Me duar, shpirt. Po u mundove ta besh me mendje, ne vend qe te lehtesohet, dhimbja do te forcohet edhe me shume.”
“Me duar, gjyshe?!”
“Po. Duart tona jane antenat e shpirtit tone. Po i vure ne levizje duke qepur, duke gatuar, duke pikturuar, duke bere muzike ose duke punuar token, do te dergojne sinjale ne thellesi te shpirtit tend. E ai do te qetesohet, sepse po i kushton vemendje. E keshtu nuk e ka te domosdoshme te te dergoje dhimbje, per te patur vemendjen tende.”
“Vertet kaq te rendesishme jane duart?”
“Po, bija ime. Mendo te porsalindurit. Ata nisin ta njohin boten duke prekur çdo gje, me duart e tyre te vogla. Po te vesh re duart e te moshuarve, ato te flasin ty me shume se cilado pjese e trupit te tyre.
Thuhet se gjithçka e bere me dore, eshte bere me zemer. Sepse ne te vertete eshte keshtu : duart dhe zemra jane te lidhura me njera - tjetren. Ata qe bejne masazhe e dine mire, kur prekin trupin e nje personi tjeter, krijojne nje lidhje te padukshme me te. E pikerisht efekti i saj sjell sherimin.
Mendo te dashuruarit: kur preken, lind ndjenja me sublime”
“Duart e mia gjyshe, ka kohe qe nuk i perdor keshtu!”
“Levizi, zemra ime. Fillo te krijosh me to, e gjithcka brenda teje do te gjallerohet. Nuk do te vanitet dhembja, jo. Do te transformohet ne nje pune te bukur. 
Do te lendoje me pak. Se ke per te perkedhelur rrenjet e saj.”

E. Barnabè

(Nga ital. shqip MC)

Monday, April 20, 2020

ITAKA / K.Kavafis (dedikim birit tim)


Kur te nisesh udhetimin per ne Itake
Shpreso qe udha te jete sa me e gjate
Plot me aventura, plot zbulime.
Prej gjiganteve Lestrigone e Ciklopeve
As prej furise se Poseidonit - 
Frike mos ki.
Se nuk ke per t’i gjete, ne udhen tende, 
Nese ke per te shtuar dijet e tua, 
E per sa kohe shpirti e trupi yt 
Te gjallerohen prej entuziazmit.
As Lestrigonet, as Ciklopet, 
E as Posedonin e terbuar - s’do te luftosh
Vec nese ke per t’ju bere vend ne shpirtin tend,
Vec nese shpirti yt, brenda teje t’u beje vend.

Shpreso qe udha jote te jete sa me gjate.
E te panumerta te jene mengjeset verore, 
tek ndjen kenaqesi e gezim,  
nder brigje ku ke per te shkele 
per te paren here;
Te ndalosh ne tregjet arabe
Te blesh sa te duash gjera te bukura,
Margaritare, perla e te tjere gure te cmuar
Parfume terheqese te cdo lloji.
E te vizitosh shume qytete egjiptiane,
prej kultures se tyre
te njohesh e te mesosh sa me shume.

E, gjithmone ne mendje mbaje, Itaken. 
Te mberrish atje eshte qellimi yt.
Por mos nxito aspak ne udhetimin tend
Sa me shume te zgjase aq me mire.
Se ke per te qene burre i thinjur 
kur te mberrish ne ishull, 
I pasuruar me gjithcka ke fituar udhes,
Pa prite pasuri prej tij.

Se Itaka te ka dhuruar 
udhetimin e mrekullueshem.
Pa te, ti nuk do te ishe nisur per udhe.
 Se çfare t’ju jape me, ajo nuk ka.
E nese e gjen t’varfer, mos mendo se te ka mashtruar
Je bere mendjendritur, plot me pervoja, 
Ndaj ke per ta kuptuar

 se ç’kuptim ka, Itaka.

20prill’20
(Shqip M.C)


Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...