Friday, April 28, 2017

Kuak...kuak...kuak

Kur u krijua bota, shiu nuk ekzistonte. 
Ndaj të gjitha kafshët u mblodhën të shqetësuara grupe grupe duke i drejtuar thirrjet e tyre drejt qiellit që të sillte shiun. 
Të parët provuan elefantët, me britmat e tyre, pastaj hipopotamët e pastaj luanët, por shiu nuk binte që nuk binte. 
Pastaj i erdhi rradha xhirafave, e më pas kafshëve më të vogla: pelikanëve, lepujve dhe minjëve. 
Por, prapëseprapë nuk funksionoi.
Të fundit e kishin rradhën bretkocat.

Të gjitha kafshët u luteshin atyre që t'i drejtoheshin qiellit me kuak- kuakjet e tyre duke shprehur nevojën e tyre për ujë. 
Bretkocat që mezi po prisnin, filluan kuak-kuakjet të gjitha së bashku dhe britmat e tyre ishin aq shurdhuese dhe të papëlqyeshme, sa qielli u lodh duke i dëgjuar, ndaj u mbulua me re të dendura dhe lëshoi një shi të furishëm, sepse nuk i dëgjonte dot.
Kështu bretkosat pushuan britmat e tyre të kënaqura. 
E që atëherë ndihen padrone të ujit,  sepse qenë ato që bënë të mundur   
rënien e shiut, e duke jetuar në moçal, vazhdojnë të kuakjojnë duke kërkuar të bjerë shi vazhdimisht...


tregim popullor Bantu)
shqip M.C


Friday, April 7, 2017

Kur të... 🏞

🏞 Vëzhgojini më shpesh yjet.
Kur të ndjeni se diçka ju peshon në shpirt, vështroni yjet o kaltërsinë e qiellit. 
Kur të ndiheni të trishtuar, kur t'ju ofendojnë, kur diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, kur furtuna të shpërthejë në shpirtin tuaj...
dilni në ajrin e pastër dhe bëhuni njësh me qiellin, vetëm, ju të dy. 
Atëherë shpirti juaj do të gjejë qetësi.

Marrë tek «Letrat» e P. Florenskij



Saturday, April 1, 2017

Ne lartesine e nje femije

"Femija mendon me ndjenja e jo me  intelekt"

Cfarë po thoni?!
Është e lodhshme të merresh me fëmijët.
Keni të drejtë.

Pastaj shtoni:

Sepse duhet të vihesh
Në nivelin e tyre,
Të përulesh, të zhdërvjellesh, të përkulesh,

Të bëhesh i vogël.
Tani e keni gabim.

Çfarë lodh më shumë nuk është kjo.
Është më shumë fakti se je i detyruar të lartësohesh
deri në lartësinë

 e ndjenjave të tyre.

Të tërhiqesh, të zgjatesh,
Të vihesh
 majë gishtash.

Për të mos i lënduar.

                                                               Drawing E.J.Parocki
Autori polak Januz Korzak (1879-1942)
ishte psikolog, poet, pedagog, edukator e mendimtar i lirë
Vargjet janë marrë tek vepra e tij "Kur të bëhem fëmijë përsëri"

keto vargje te mençura mbajnë në vetvete gjithe punën që të rriturit duhet t'i përkushtojnë fëmijëve.
Për të qenë në lartësinë e tyre duhet ta shohim botën qe na rrethon me sytë e një fëmije,

Wednesday, March 1, 2017

Mars🌸


•Erërat e marsit e shirat e prillit sjellin lulet e majit

•Në muajin mars, bletët e mençura flejnë akoma

•Era e marsit nuk ndalet shpejt

•Marsi i blen nënës pallton dhe tre ditë më pas ia shet

•Marsi ndërron shtatë kapele në ditë

•Marsi ngjyen, prilli lyen

•Shkurti shkurton urë, marsi mbledh lëkurë

•Marsi i çmendur, shiko diellin e merr çadrën

•Marsi vjen si një luan, e shkon si një qingj

Saturday, February 11, 2017

Dashuria ekziston...



Dashuria ekziston.
 Ajo ndodhet ndër gishtërinjtë bufe të dy duarve të vockla të një bebeje të porsalindur, të cilat, kur i prek, të shtrëngojnë të tuat me shumë ëmbëlsi, si për të të thënë 'nëse ti më do shumë, edhe unë të dua shumë ty' 
...sepse ndër ato gishtërinj të brishtë rrjedh limfa e jetës, ëndërrohet premtimi për një jetë të re, për një ditë të re, për një dëshirë të re, një të ardhme, e një ëndërr të re, duke të përçuar atë ndjesi që të bën të të mbushen sytë me lot nga lumturia.
#Erick #Oni #love

Tuesday, January 31, 2017

Histori e shkurtër — Katër stinët e jetës


Një burrë  kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njohur sa e si duhet. Ndaj, ftoi secilin prej tyre që të bënin një udhëtim, për të parë një🌳 pemë, që rritej në një vend të largët.


Djali i madh shkoi ta shikonte në stinën e dimrit❄️, i dyti shkoi në pranverë🌸, i treti në verë🌞, dhe më i vogli shkoi ta vëzhgonte pemën në stinën e vjeshtës🍁. 
Kur biri më i vogël u kthye nga udhëtimi i tij, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi që të tregonin se çfarë kishin parë secili prej tyre.
Djali i madh tha se kishte parë 🌳 të shtrembëruar e të përthyer. 
I dyti e përshkroi atë me gurë të ndritshëm në ngjyrë të gjelbërt, e premtonte gjallëri e jetë.
Biri i tretë nuk ishte dakort, ai tha se pema ishte plot me 💐 shumë të bukura.
Më i vogli nuk ishte dakort me asnjërin prej tyre, ai tha se pema ishte e ngarkuar me 🍒fruta të ëmbla, e pamja e saj të mbushte me jetë.
Atëherë burri u shpjegoi që të katërve  se secila nga përshkrimet që kishin dhënë ishte i saktë, pasi secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një stinë të caktuar.
Ai u tha atyre se si pema, ashtu edhe njerëzit nuk gjykohen për një stinë të tyre, dhe se thelbësorja, esenca, e dashuria që përcjellin ato mund të vlerësohet vetëm pasi e kanë mbyllur ciklin e katër stinëve.
"Nëse heq dorë nga dimri, do të humbasësh ardhjen e pranvera, pasurinë e verës e bukurinë e vjeshtës. 
Mos lejo që dhimbja e një stine të të shkatërrojë gëzimin për çka vjen më pas. 
Mos e gjyko jetën tënde, kur ke momente të vështira. Mos u dorëzo në të tilla momente dhe me siguri, ditë më të mira do të vijnë.
Jeto me entuziazëm çdo stinë të jetës tënde..."

Burimi: web
Nga ital. Shqip. M.C)



Friday, January 27, 2017

Sot ...

Vargjet e një djaloshi, të gjetura në një kamp përqëndrimi në vitin 1941



"Nesër do të jem i mërzitur, që nesër
Por sot do të jem i gëzuar.
E pse duhet të jem i trishtuar, 
ç'kuptim ka?
Se fryn një erë e ligë?
Se duhet të kem dhimbje sot për të nesërmen?
Ndoshta e nesërmja është e mirë,
 ndoshta e nesërmja është e qartë.
Ndoshta nesër dielli do të ndrijë përsëri, 
e s'do të kem shkak për të qenë i trishtuar.
nesër do të jem i trishtuar, nesër.
Por sot do të jem i lumtur.
E në çdo ditë të hidhur do të them:
Nesër, do të jem i trishtuar. Sot jo. 

Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...