lunedì 22 agosto 2016

Histori e shkurter per miqesine




Një burrë me kalin e qenin e tij po ecnin rrugës.
Teksa kalonin pranë një peme shumë të madhe, një rrufe i goditi dhe i vrau.
Por udhëtari nuk e kuptoi se kishte ikur nga kjo botë, bashkë me kafshët e tij.
 Nganjëherë të vdekurit nuk e kuptojnë se kanë kaluar përtej e iu duhet pak kohë për t'u mësuar me gjendjen e re...
Rrugë të gjatë kishin për të bërë; duhej të ngjiteshin mbi një kodër, dielli të digjte ndaj djersinin dhe kishin etje.
 Pas një kthese u gjenden pranë një dere të madhërishme prej mermeri, e cila të çonte në një hapësirë të shtruar me flori, në mes së cilës ngrihej një shatërvan prej të cilit rridhte ujë i kristaltë.
Udhëtari iu drejtua burrit që mbikqyrte hyrjen.
 "Mirdita!"
 "Mirdita!" u përgjigj roja.
 "ç'është ky vend kaq i bukur?"
 "Eshtë qielli:"
 "Sa bukur që kemi mbërritur në qiell, kemi shumë etje!"
 "Mund të hyni e të pini sa të doni:"
 E roja i bëri me shenjë drejt burimit.
"Edhe kali dhe qeni im kanë etje:" "Më vjen shumë keq," foli roja.
 "Por këtu nuk lejohet të hyjnë kafshët:"
 Burri mbeti i zhgënjyer: kishte shumë etje, por nuk do të kishte pirë ujë vetëm për vete. Falënderoi rojen dhe vazhdoi rrugën.
Ecën e ecën përgjatë kodrës, derisa udhëtari dhe kafshët e tij besnike mbërritën tek një vend, në hyrjen e të cilit gjendej një portë e vjetër pa së cilës hapej një rrugëz e shtruar me hekur të përpunuar, e përbri saj pemë. Aty nën hije të pemëve ishte shtrirë një burrë që mbante një kapele: ndoshta ishte i përgjumur.
 "Mirdita!" e përshëndeti udhëtari.
Burri bëri shenjë me kokë.
 "Unë, kali dhe qeni im kemi shumë etje:"
 "Gjendet një burim atje pas atyre shkëmbinjëve:" u përgjigj burri duke treguar vendin, dhe pastaj shtoi:" Mund të pini sa të doni:"
 Që të tre u afruan dhe pinë derisa shuan etjen.
 Udhëtari shkoi pranë burrit dhe e falenderoi.
 "Mund të vini sa herë të doni:" u përgjigj burri.
 "Por a më thoni si quhet ky vend?"
 "Qiell:"
 "Qiell?! Por roja e portës prej mermeri na tha se qielli ishte atje ?" 
"Ai nuk është qielli, është ferri."
 Udhëtari mbeti pa mend.
 "Duhet t'ua ndaloni atyre atje që të përdorin emrin tuaj! Sigurisht, ky informacion i gabuar shkakton ngatërresa të mëdha:"
 "Absolutisht jo. Në të vërtetë, na bëjnë një favor të madh. SEPSE ATY NDALEN TE GJITHE ATA PERSONA QE NUK HEZITOJNE QE TE BRAKTISIN MIQTE E TYRE ME TE MIRE:"

 P.Coelho


 nga ital. shqip MC

giovedì 21 luglio 2016

HISTORI E SHKURTER - Pesimisti




B. Ferrero "A ka njeri atje lart?"

Na ishte njëherë një i moshuar që kurrë nuk kishte qenë i ri.
 Gjatë gjithë jetës së tij, në të vërtetë, nuk kishte mësuar si të jetonte.
 Ndaj , nuk dinte se si do të vdiste.
Nuk kishte as shpresë e as shqetësime; nuk dinte as të qante e as të qeshte.
Gjithçka që ndodhte në botën përreth tij, nuk i bënte përshtypje; as e gëzonte, e as e hidhëronte.
Ditët e tij i kalonte duke u sjellë rrotull kasolles së tij, pa hedhur sytë qiellit, asaj pafundësie të kristaltë e të kaltërt, të cilën, perëndia e pastronte çdo ditë me fjolla të buta prej reje, edhe për të.
Ndodhte që ndonjë kalimtar e pershendeste.
Ishte kaq i kaluar në moshë, saqë i bënte njerëzit të mendonin se ishte shumë i mençur, ndaj kërkonin të merrnin mësim nga përvoja e tij ndoshta shekullore.
"Cfarë duhet të bëjmë që të ndjehemi të lumtur?"- e pyesnin të rinjtë.
"Lumturinë e kanë shpikur budallenjtë"- përgjigjej plaku.
Andej pari kalonin edhe njerëz me shpirt fisnik, e që dëshironin të ndihmonin të tjerët.
"E si mund të ndihmojnë të gjithë ato persona që kanë nevojë?"- pyesnin ata.
"Ai që sakrifikon veten për të tjerët është budalla."- përgjigjej i moshuari.
"E si mund t'i ndihmojmë fëmijët tanë që të ndjekin rrugën e drejtë në jetë?" - e pyesnin prindërit.
"Fëmijët?! Fëmijët janë gjarpërinj." - përgjigjej plaku.
"Prej tyre mund të presësh vetëm kafshime të helmuara."
Edhe artistët e poetët shkonin që të merrnin këshilla prej atij që e mendonin të mençur.
"Na mëso si ti shprehim ndjenjat që kemi në shpirt:" i thonin.
"Do të ishte më mirë të mbyllnit gojën:" belbëzonte plaku.
Pak nga pak idetë e tij të liga e të trishtueshme patën ndikimin e vet në botë.
Andej nga ajo qoshja e tij e rrënuar, ku nuk çelte lule e nuk cicëronte zog, Pesimisti (se ky ishte emri i të moshuarit të urryer) shpërtheu një acar kundër mirësisë, bujarisë që, të shtypur nga kjo erë shkatërruese, përkuleshin e thaheshin.
Por e gjithë kjo bëri që Perëndia të ndihej keq, dhe vendosi që të ndryshonte këtë situatë shkatërruese.
Thirri një fëmijë dhe i tha:- "Shko dhe jepi një të puthur atij të moshuari fatkeq:"
Fëmija u bind.
I hodhi rreth qafës krahët e tij të dashura e bufe dhe i dha një të puthur të lagësht e zhurmuese në faqe e rreshkur.
Për herë të parë në jetën e tij u habit plaku. Sytë e tij të mjegulluar ndritën menjëherë. Sepse asnjeri nuk i kishte dhënë një të puthur.
Ndaj  i ktheu sytë nga jeta dhe pastaj kaloi përtej, me buzeqeshje në buzë.
photos by Oni


Nganjëherë, me të vërtetë, 

mjafton një perkedhelje
Një "Të dua shumë" 
Një pëshpëritje e thjeshtë
Një "Faleminderit" e thënë lehtë
Një vlerësim i sinqertë
Eshtë kaq e thjeshtë të bësh dikë të lumtur
Atëherë, përse të mos e bëjmë?

Bruno Ferrero, " C'è qualcuno lassù?"

Nga ital. ne shqip M.C


venerdì 1 luglio 2016

Pema e qershise - prejardhja, mite e legjenda rreth saj


Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore.
Në 1400 ky frut pikturohej në disa kuadro me subjekt fetar.

Emri qershi vjen nga greqishtja Kerasos, prej së cilës kanë dalë cherry (anglisht), cerise (frengjisht), cereja (portugalisht), cereza (spanjisht)...
Për sa i përket prejardhjes thuhet se u importua nga Turqia në Romë në 72 a.c e që këtu u kultivua dhe u përhap në të gjithë perandorinë.
Ne 1700 kultivimi i saj filloi të përhapej në të gjithë Europën dhe në vitin 1900 bëhet sagra e parë e qershisë në Marosita.

Per këtë pemë me lule të bukura rrëfehen një sërë mitesh, pothuaj nga e gjithë bota.
Në mitologjinë greke ishte pema e shenjtë e Afërditës (perëndia e dashurisë) dhe frutet e saj duket se sillnin fat të dashuruarve.
 Në Sicili thuhet se nëse deklaratat e dashurisë bëhen poshtë një peme qershie, do të jenë gjithmonë me fat.
Legjendat Saksone tregojnë se pemët e qershive fshehin hyjnitë që mbrojnë natyrën.

Në Finlandë thonë se ngjyra e kuqe e këtij fruti është simbol i mëkatit.

Në folklorin anglez thuhet se të shohësh në ëndërr një pemë qershie paralajmëron fatkeqësi, ndërsa në Kinë përfaqëson bukurinë femërore.

 Japoni lulja e pemës së qershisë është simbol i kombit, duke dhënë shpjegimin për ngjyrën rozë të luleve: në fillim ishin të bardha, por më pas, petalet u bënë të kuqe nga gjaku i luftëtarëve të atdheut, edhe per faktin se trupi i tyre pushonte poshtë pemëve të qershive.
Edhe samurajt që vendosnin të vetvriteshin, duket se zgjidhnin ta bënin pikërisht poshtë këtyre pemëve.

Bestytni ne lidhje me pemen e qershise

Mos harroni të shprehni tre dëshira herën e parë brenda vitit që hani qershi. 
Mbillni një pemë qershie pranë shtëpisë suaj, nëse doni të ruani atë nga dukuritë e ndryshme natyrore, por mos i këpusni degët e lulëzuara për të zbukuruar shtëpinë, sepse humbasin vetite magjike që përcjell kjo pemë.

Mbledhja e frutave bëhet zakonisht në qershor, ditet e para të këtij muaji, pasi më pas pushtohen nga larvat e vogla të bardha të quajtura, ndërsa ka të tjera fruta më të vona, që piqen aty nga gjysma e muajit korrikut.

mercoledì 15 giugno 2016

Roses
















sabato 4 giugno 2016

Po zemra, zemra ku ...



"Një fëmijë më pyeti: "Po zemra a rrin gjithmonë në të njëjtin vend, apo, nganjëherë, zhvendoset?  Njëherë shkon djathtas, njëherë shkon majtas?"

Unë:"Jo, zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend, në anën e majtë..."

E ndërkohë mendova:",,, pastaj një ditë, do të rritesh. e atëherë do ta kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme, por nuk banon në asnjë prej tyre.

Të vjen në fyt, kur je i emocionuar. ose rrëzohet në stomak, kur ke frikë ose kur të lëndojnë.
Ka raste kur do ti shtojë rrahjet dhe do të të duket sikur po të del nga kraharori. Por, herë të tjera, nderron rolet me trurin.

Kur të rritesh, do të mësosh të marrësh zemrën tënde në duar e ta besosh në duart e të tjerëve. Dhe, në të shumtën e herëve, do të ta kthejnë mbrapsht paksa të dëmtuar. Por ti mos u shqetëso. Do të jetë e bukur gjithsesi. O, ndoshta, do të jetë akoma më e bukur. Por këtë, do ta kuptosh vetëm pas shumë e shumë kohësh.

Do të përjetosh ditë në të cilat do të mendosh se nuk e ke më një zemër. Sikur e ke humbur. Dhe do të të merret fryma duke e kërkuar në një kujtim, në një aromë, në shikimin e një kalimrtari, në xhepat e vjetëruar të një mantoje të shpërdoruar.

Pastaj, do të vijë një ditë, paksa e ndryshme, paksa e veçantë, më e rëndësishme se të tjerat... në të cilën do të kuptosh se sa e rëndësishme është të dhurosh zemrën tënde, sepse vetëm duke dhënë dashuri, merr kuptim jeta jote...

(burimi: web, nga ital.- shqip M.C)

image gif  Google+

lunedì 30 maggio 2016

Histori e shkurtër - Përrallë për budallenjtë (Afrike-Senegal)



Histori nga ato qesh e qaj   Shumë kohë më parë në botë, budallenjtë ishin të paktë në numër, në krahasim me sot.
Kur gjenin ndokund një të tillë, e largonin menjëherë nga vendi.
Në ditët e sotme, do të duhet të largosh pothuaj gjysmën e banorëve dhe nuk do të ishte e mjaftueshme. Por si shpjegohet që ka kaq shumë budallenj mes nesh?
Ja si kanë shkuar gjërat...


 Një ditë tre budallenj të cilët ishin dëbuar nga një fshat, për shkak se merreshin shume me thashetheme, u gjendën në një udhëkryq dhe thanë: "Ndoshta do të bëjmë diçka të dobishme nëse bashkojmë zgjuarsinë e tre kokave budallaqe."
E vazhduan rrugën së bashku; pas pak kohe, arritën para një kasolleje, nga e cila doli një i moshuar, i cili i pyeti: "Ku po shkoni?"
Budallenjtë ngritën supet dhe u përgjigjën:"Ku të na shpien këmbët. Na kanë dëbuar nga fshati për shkak të idiotllëkut tonë."
I moshuari u përgjigj: "Atëherë hyni brenda. Do t'ju vë në provë."
Ky i fundit kishte tre vajza edhe ato budallaqe ishin dhe u tregua i ndjeshem ndaj tyre...
Të nesërmen, i tha budallait të parë: " Ti, do të shkosh për peshkim!"
Të dytit:"Shko në pyll dhe sillmë një gur të madh të lidhur me litare të bërë gërshet!"
Pastaj të tretit: "Ndërsa ti do të më sjellësh arra kokosi!"

Të tre budallenjte morën një enë, një sëpatë dhe një shkop, e u nisën për rrugë.
I pari u ndal pranë detit për të peshkuar. Kur ena e tij u mbush plot, papritur e mori etja: hodhi të gjithë peshqit në ujë dhe u kthye në shtëpi për të pirë ujë.
 I moshuari e pyeti: "Ku janë peshqit?" E ai u përgjigj:"I hodha përsëri në det. Sepse më mori etja e kam ardhur me të shpejtë në shtëpi për të pirë ujë.
I moshuari u inatos keq dhe e pyeti: "Nuk mund të pije ujin e detit ti?"
Budallai u përgjigj: "Nuk me erdhi në mendje..."
Gjatë kësaj kohe, i dyti budalla, që kishte shkuar në pyll, po përgatitej të kthehej në shtëpi; i ishte kujtuar se nuk kishte litar që të lidhte gurët e mëdhenj. Ndaj po vraponte për në shtëpi për të gjetur një të tillë.
I moshuari u inatos edhe më shumë. "Përse nuk e ke lidhur gurin me një nga litarët?"
Ai u përgjigj:"Nuk më erdhi në mendje..."
 Budallai i tretë hipi në pemën e palmës së kokosit, u tregoi frutave shkopin e tij dhe u tha: "Ti duhet të lëshosh përtokë këto arra kokosi, e kuptove apo jo?"
 Zbriti dhe filloi të godiste pemën me shkop. Por nuk ra asnjë kokërr. Kështu edhe ai u kthye në shtëpi me duar bosh.
E përsëri u inatos i moshuari: "Po kur ti ishe sipër në pemë, përse nuk i këpute frutat me dorë?"
Ai u përgjigj:"Nuk më erdhi në mendje..."

I moshuari e kuptoi se nuk do të kishte për të bërë asgjë të vlefshme me ato tre budallenj. 
I martoi me tre bijat e tij budallaqe dhe i dëboi që të gjithë. 
Budallenjtë dhe gratë e tyre ndërtuan strehë dhe jetuan mirë e keq. 
Bënë fëmijë aq budallenj sa veten e tyre, kasollet u shumuan dhe budallenjtë u përhapën në të gjithë botën. 

(burimi web shqip M.C )


mercoledì 25 maggio 2016

Përgjigjja iken tej, me erën - Bob Dylan

...Ikën tej me erën




gif - pinterest
Sa rrugë duhet të përshkruaj një njeri
Para se ta quajmë "njeri"

Eh, e në sa detëra duhet të fluturojë një pëllumb i bardhë
Para se të qetohet mbi rërë?

Eh, e sa herë duhet të fluturojnë predhat nga një top
Para se të ndalohen përgjithmonë?

Përgjigjja, mik, ikën tej me erën
Përgjigjja ikën tej me erën

Sa herë një njeri duhet të shohë lart
Para se të shohë qiellin?

Eh, e sa veshë duhet të ketë një njeri
Para se të dëgjojë njerëzit të qajnë?

Eh, e sa vdekje do të duhen, që ai të dijë
Se kanë ikur shumë persona nga kjo jetë?

Përgjigjja, mik, ikën tej me erën
Përgjigjja ikën tej me erën

Sa vite mund të rezistojë një mal
Para se të zhduket, i gëlltitur nga deti?

Eh, e sa vite duhet të jetojnë ca njerëz
Para se të njohin se ç'është liria?

Eh, e sa herë duhet të kthejë kokën në anën tjetër një njeri
Duke u shtirur se nuk sheh?

Përgjigjja, mik, ikën tej me erën
Përgjigjja ikën tej me erën...



shqip M.C

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...