B. Ferrero "A ka njeri atje lart?"
Na ishte njëherë një i moshuar që kurrë nuk kishte qenë i ri.
Gjatë gjithë jetës së tij, në të vërtetë, nuk kishte mësuar si të jetonte.
Ndaj , nuk dinte se si do të vdiste.
Nuk kishte as shpresë e as shqetësime; nuk dinte as të qante e as të qeshte.
Gjithçka që ndodhte në botën përreth tij, nuk i bënte përshtypje; as e gëzonte, e as e hidhëronte.
Ditët e tij i kalonte duke u sjellë rrotull kasolles së tij, pa hedhur sytë qiellit, asaj pafundësie të kristaltë e të kaltërt, të cilën, perëndia e pastronte çdo ditë me fjolla të buta prej reje, edhe për të.
Ndodhte që ndonjë kalimtar e pershendeste.
Ishte kaq i kaluar në moshë, saqë i bënte njerëzit të mendonin se ishte shumë i mençur, ndaj kërkonin të merrnin mësim nga përvoja e tij ndoshta shekullore.
"Cfarë duhet të bëjmë që të ndjehemi të lumtur?"- e pyesnin të rinjtë.
"Lumturinë e kanë shpikur budallenjtë"- përgjigjej plaku.
Andej pari kalonin edhe njerëz me shpirt fisnik, e që dëshironin të ndihmonin të tjerët.
"E si mund të ndihmojnë të gjithë ato persona që kanë nevojë?"- pyesnin ata.
"Ai që sakrifikon veten për të tjerët është budalla."- përgjigjej i moshuari.
"E si mund t'i ndihmojmë fëmijët tanë që të ndjekin rrugën e drejtë në jetë?" - e pyesnin prindërit.
"Fëmijët?! Fëmijët janë gjarpërinj." - përgjigjej plaku.
"Prej tyre mund të presësh vetëm kafshime të helmuara."
Edhe artistët e poetët shkonin që të merrnin këshilla prej atij që e mendonin të mençur.
"Na mëso si ti shprehim ndjenjat që kemi në shpirt:" i thonin.
"Do të ishte më mirë të mbyllnit gojën:" belbëzonte plaku.
Pak nga pak idetë e tij të liga e të trishtueshme patën ndikimin e vet në botë.
Andej nga ajo qoshja e tij e rrënuar, ku nuk çelte lule e nuk cicëronte zog, Pesimisti (se ky ishte emri i të moshuarit të urryer) shpërtheu një acar kundër mirësisë, bujarisë që, të shtypur nga kjo erë shkatërruese, përkuleshin e thaheshin.
Por e gjithë kjo bëri që Perëndia të ndihej keq, dhe vendosi që të ndryshonte këtë situatë shkatërruese.
Thirri një fëmijë dhe i tha:- "Shko dhe jepi një të puthur atij të moshuari fatkeq:"
Fëmija u bind.
I hodhi rreth qafës krahët e tij të dashura e bufe dhe i dha një të puthur të lagësht e zhurmuese në faqe e rreshkur.
Për herë të parë në jetën e tij u habit plaku. Sytë e tij të mjegulluar ndritën menjëherë. Sepse asnjeri nuk i kishte dhënë një të puthur.
Ndaj i ktheu sytë nga jeta dhe pastaj kaloi përtej, me buzeqeshje në buzë.
photos by Oni
Nganjëherë, me të vërtetë,
mjafton një perkedhelje
Një "Të dua shumë"
Një pëshpëritje e thjeshtë
Një "Faleminderit" e thënë lehtë
Një vlerësim i sinqertë
Eshtë kaq e thjeshtë të bësh dikë të lumtur
Atëherë, përse të mos e bëjmë?
Bruno Ferrero, " C'è qualcuno lassù?"
Nga ital. ne shqip M.C
Nessun commento:
Posta un commento