Wednesday, May 25, 2016

Përgjigjja iken tej, me erën - Bob Dylan

...Ikën tej me erën




gif - pinterest
Sa rrugë duhet të përshkruaj një njeri
Para se ta quajmë "njeri"

Eh, e në sa detëra duhet të fluturojë një pëllumb i bardhë
Para se të qetohet mbi rërë?

Eh, e sa herë duhet të fluturojnë predhat nga një top
Para se të ndalohen përgjithmonë?

Përgjigjja, mik, ikën tej me erën
Përgjigjja ikën tej me erën

Sa herë një njeri duhet të shohë lart
Para se të shohë qiellin?

Eh, e sa veshë duhet të ketë një njeri
Para se të dëgjojë njerëzit të qajnë?

Eh, e sa vdekje do të duhen, që ai të dijë
Se kanë ikur shumë persona nga kjo jetë?

Përgjigjja, mik, ikën tej me erën
Përgjigjja ikën tej me erën

Sa vite mund të rezistojë një mal
Para se të zhduket, i gëlltitur nga deti?

Eh, e sa vite duhet të jetojnë ca njerëz
Para se të njohin se ç'është liria?

Eh, e sa herë duhet të kthejë kokën në anën tjetër një njeri
Duke u shtirur se nuk sheh?

Përgjigjja, mik, ikën tej me erën
Përgjigjja ikën tej me erën...



shqip M.C

Sunday, May 8, 2016

Mami, tregomë një përrallë -Princesha dhe fëmija





***
Na ishte njëherë një mbret që kishte një vajzë shumë të bukur dhe shumë të mençur. Mirëpo princesha vuante nga një sëmundje e panjohur.
Me kalimin e viteve vajza rrritej, por edhe sëmundja shtonte dhembjet dhe e lodhte edhe më shumë.
Shumë mjekë kishin tentuar që ta kuronin, por asnjëri prej tyre nuk kishte mundur që të gjentë ilaçin për sëmundjen e saj.
Një ditë në oborrin mbreteëror, erdhi një i moshuar. Për të thuhej se ruante brenda vetes sekretin e jetës.
Të gjithë oborrtarët e mbretërisë i kërkuan atij që të ndihmonte princeshën e bukur të shërohej.
Ai i dha vajzës një shportë të thurur  të mbyllur me kapak, dhe i tha: "Merre e kujdesu për të. Do të të shërojë."
Ajo e mori ndër duar plot gëzim, por kur e hapi mbeti tepër e habitur.
Në të vërtetë, brenda në shportë ishte një fëmijë, i sfilitur prej sëmundjes, akoma më i varfëruar dhe i lodhur se ajo.
E në shpirtin e saj nisi të rritej mëshirimi. Pavarësisht dhimbjeve të saj, ajo e mori fëmijën në krahë dhe nisi ta përkëdhelte e ti buzëqeshte.
Kaluan muaj e princesha nuk mendonte për asgjë tjetër, veçse për fëmijën.
E ushqente, e përkëdhelte, i buzëqeshte. Edhe natën i rrinte te koka dhe i fliste me përzemërsi. Edhe pse gjithë kjo ishte shumë e lodhshme dhe e dhimshme për të.
Pothuaj shtatë vjet më vonë, ndodhi diçka e çuditshme.
Një mëngjes, fëmija filloi të fliste, të buzëqeshte dhe të ecte.
Princesha e mori në krahë dhe filloi që të vallzonte, të qeshte dhe të këndonte.
E bukur dhe krahlehtë si asnjëherë si asnjëherë në jetën e saj.
Pa e kuptuar ishte shëruar edhe ajo.

marre ne web shqip M.C

Friday, May 6, 2016

Ne...moj dritë





 Ne njerëzit që jetojmë me zemër

jemi qenie të ngrënshme

Mund të na hanë ata që gënjejnë

Ata që mashtrojnë

Ata që sapo kthen kokën të përgojojne

Mund të na hanë ata të harrojnë


Ata që bëjnë sikur s'të njohin

Ata që t'i dinë dobësitë

E aty duan me t'goditë

Ata që nuk të vlerësojnë

punën,

mundin,

sakrificën,

Ata që nuk të respektojnë

 mendimin,

zgjidhjen,

zgjedhjen,

Ne - njerëzit që jetojmë me zemër

jemi qenie të ngrënshme

Mund të na hanë

ata që lëndojnë,

plagojnë,

 vrasin

Ne - njerëzit që jetojmë

 me zemër,

me trup,

me shpirt

Jemi qenie të ngrënshme.

Mund të na gllabërojnë ata...

Ata që s'kanë zemër

Ata që s'kanë shpirt

Ata që n'mendje s'kanë dritë ...

Ki kujdes
Por mos ki frikë
Se terri
 S'terron  dot dritën
Moj drite!!!✨

©M.C maj 2016


Tuesday, May 3, 2016

Ji vetvetja ---E. Heminguej



Be who you are





Ti nuk je gjitha vitet e tua

As masa e rrobave që vesh

As emri yt nuk je

As qukat në faqet e tua

Ti je gjithë librat që ke lexuar

Je çdo fjalë që ti thua

Je zëri yt i përgjumur në mëngjesesh

Je buzëqeshjet që mundohesh të fshehësh

Je ëmbëlsia e të qeshurës tënde

Je çdo lot që të ka rrjedhur

Je kënga që ke kënduar me zë të lartë

Kur e dije që ishe vetëm

Je edhe vendet të cilat ke parë

Je i vetmi njeri që thërret shtëpi

Je gjithçka në të cilën beson

Je gjithë personat që do shumë

Je fotografitë në dhomën tënde varur

je e ardhmja që vizaton

Je bërë prej një bukurie të pafund

Por gjithë kjo s'të hyn në sy, ndoshta

Që kur ke vendosur të jesh

Gjthçka tjetër përveç vetvetja

shqip M.C


Saturday, April 23, 2016

23 prill - Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit

E shtunë 23 prill
 Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit.
 Sipas një tradite që ka origjinën mesjetare, në këtë ditë çdo burrë dhuron të dashurës së tij një trëndafil.
 Kjo ditë njihet edhe me emrin "Dita e librit dhe e trëndafilave"


Qëllimi i kësaj dite është që të nxisë leximin e librave dhe t'i japë vlerën e duhur kontributit që kanë dhëne e vazhdojnë të japin autorët e librave në zhvillimin social dhe kultural të shoqërise njerëzore.

Eshtë zgjedhur kjo datë në përkujtim të ditës së vdekjes se tre shkrimtarëve të rëndësishëm: Migel Servantes, William Shekspir dhe I.G.de la Vega.
 Në të njëjtën ditë kane lindur Maurice Druon (francez),Vladimir Nabokov(rus), Manuel Mejia Vallejo(kolumbian), Halldor Laxness (çmimi nobel irlandez)
"Oh, ç'mesim!!! Dhe sa me vjen keq që në jetë marrim mësime, vetëm atëhere kur nuk na nevojiten  më."
Oscar Wilde

Thursday, April 21, 2016

Histori e shkurtër - Dashuria dhe Koha



Na jetonin njëherë në një ishull të gjitha ndjenjat dhe emocionet së bashku:
Mburrja, Lumturia, Dëshpërimi, Pasuria, Dituria, e të gjitha të tjerat.
Nder to edhe Dashuria.
Një ditë u hap fjala se ishulli do të përmbytej.
Kështu, të gjithë ndërtuan nga një barkë, përveç Dashurisë.

Dashuria donte të rezistonte deri në momentin e fundit.

Kur ishulli ishte përmbytur gati i gjithi, Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë.

Pasuria po kalonte pranë dhe Dashuria e pyeti?
"Pasuri, a mund të vij në barkën tënde?"

Pasuria u përgjigj:-" Më vjen keq Dashuri, nuk mundem. Ka kaq shumë ar e argjend në barkën time saqë nuk nuk gjej dot as edhe një qoshk për ty."

Pastaj Dashuria pyeti Mburrjen që po voziste aty pranë.
Por edhe Mburrja i dha të njëjtën përgjigje.

Dëshpërimi ishte shumë pranë Dashurisë ndaj kjo e fundit e pyeti:- "Dëshpërim a mundem të vij me ty?"
"Oh... Dashuri, jam kaq i dëshpëruar, sa kam nevojë që të rri vetëm." u përgjigj ai me një zë të hirtë.

Kaloi Lumturia andej pari, gjithashtu, por  ishte shumë e zënë me lumturinë e saj, ndaj as që e dëgjoi zërin e Dashurisë që po i kërkonte ndihmë.

Papritur, u dëgjua një zë:-" Eja, Dashuri , po të marr unë me vete."
Ishte një e moshuar.
 Me një kërcim të hareshëm, Dashuria u hodh në barkë, por harroi që të pyeste se ku po shkonin.
 Kur mbërritën në breg, e moshuara u larguar në hesap të vet.
Duke kuptuar se sa borxhlije ishte ndaj saj, Dashuria pyeti Diturinë, një tjetër e moshuar:-" Kush ishte ajo që më ndihmoi mua?"
"Ajo ishte Koha." u përgjigj Dituria.
"Koha?" mendoi Dshuria.
Atëherë Dituria, sikur të lexonte mendimet e Dashurisë në atë moment, buzëqeshi dhe u përgjigj:-" ...sepse vetëm Koha është në gjendje të kuptojë se sa e vlefshme është Dashuria."

(burimi: web angl.-shqip M.C)

Friday, April 15, 2016

Origjina e tufes se luleve te nuses (il bouquet)

Ku e ka origjinën tufa e luleve që mban nusja në ditën e saj të dasmës

Tufa e luleve qe mban nusja, ka lindur jo thjesht si një mjet zbukurues për ceremoninë martesore.
Mbledhja e luleve në një tufë për nusen në ditën e martesës, i ka fillimet e veta 4500 vjet më parë në Egjipt. Më shumë se një tufë me lule, ka qenë një përzierje erëzash, rozmarinë, koper, edhe hudhër. Mendohej se aroma e saj mund të luftonte shpirtrat e këqinj. Gjatë viteve të murtajës ishte menduar gjithashtu se ajo do të mund të jepte mbrojtje ndaj murtajës, meqë mendohej se ajo ishte shpikur në ajër.

Përdorimi më praktik i tufës së luleve të nuses, ishte që të mbulonte aromën e trupit. Mund të kujtojmë gjithashtu se se në mesjetë kushtet shëndetësore ishin të varfëra dhe të larët e trupit ishte një event i rrallë.
Ndaj, të paktën një herë në jetën e saj, nuses i jepej mundësia  të kishtë një aromë të këndshme.

Hedhja luleve prej duarve të nuses si praktikë për t'u kapu nga të ftuarit, ishte për t'u marrë mendjen atyre, që të mos përqëndroheshin tek fustani i nuses, meqenëse nuset konsideroheshin si qenie fatsjellëse. Hedhja e luleve ishte përpjekje për të mbrojtur velin dhe i bënte të besonin se ajo që do ta kapte, do të martohej menjëherë më pas.

Tufa e bërë prej erëzave dhe piperit filloi të zhvillohej në një tufë lulesh gjatë shekullit të 18- të. Në këtë kohë pikpamja  per tufen e luleve kishte ndryshuar nga mjet mbrojtjeje, që konsiderohej më parw, në një mjet për të nxitur pjellorinë. Pranvera lajmëronte rritjen në fusha të bimëve dhe të luleve, ndër gardhe dhe fole zogjtë sillnin pasardhësit. Ky fillim i ri përfaqësohej prej luleve në tufë.


Gjithmonë, edhe sot ne i shohim lulet që mban nusja si një pjesë qendrore e ceremonisë martesore.
burimi web angl-shqip MC

Poezia e mrekullueshme ‘ Une shpresoj të vallëzosh ‘

Unë shpresoj të mos kesh kurrë frikë  kur para syve të të shfaqen malet Shpresoj të mos zgjedhësh kurrë  rrugën më të lehtë Të jetosh ndosht...