HEJEDRITE(blog personale) Grimca te vogla letrare... perkthime (poezi e tregime,mite dhe legjenda) etc...
Sunday, May 8, 2016
Mami, tregomë një përrallë -Princesha dhe fëmija
***
Na ishte njëherë një mbret që kishte një vajzë shumë të bukur dhe shumë të mençur. Mirëpo princesha vuante nga një sëmundje e panjohur.
Me kalimin e viteve vajza rrritej, por edhe sëmundja shtonte dhembjet dhe e lodhte edhe më shumë.
Shumë mjekë kishin tentuar që ta kuronin, por asnjëri prej tyre nuk kishte mundur që të gjentë ilaçin për sëmundjen e saj.
Një ditë në oborrin mbreteëror, erdhi një i moshuar. Për të thuhej se ruante brenda vetes sekretin e jetës.
Të gjithë oborrtarët e mbretërisë i kërkuan atij që të ndihmonte princeshën e bukur të shërohej.
Ai i dha vajzës një shportë të thurur të mbyllur me kapak, dhe i tha: "Merre e kujdesu për të. Do të të shërojë."
Ajo e mori ndër duar plot gëzim, por kur e hapi mbeti tepër e habitur.
Në të vërtetë, brenda në shportë ishte një fëmijë, i sfilitur prej sëmundjes, akoma më i varfëruar dhe i lodhur se ajo.
E në shpirtin e saj nisi të rritej mëshirimi. Pavarësisht dhimbjeve të saj, ajo e mori fëmijën në krahë dhe nisi ta përkëdhelte e ti buzëqeshte.
Kaluan muaj e princesha nuk mendonte për asgjë tjetër, veçse për fëmijën.
E ushqente, e përkëdhelte, i buzëqeshte. Edhe natën i rrinte te koka dhe i fliste me përzemërsi. Edhe pse gjithë kjo ishte shumë e lodhshme dhe e dhimshme për të.
Pothuaj shtatë vjet më vonë, ndodhi diçka e çuditshme.
Një mëngjes, fëmija filloi të fliste, të buzëqeshte dhe të ecte.
Princesha e mori në krahë dhe filloi që të vallzonte, të qeshte dhe të këndonte.
E bukur dhe krahlehtë si asnjëherë si asnjëherë në jetën e saj.
Pa e kuptuar ishte shëruar edhe ajo.
marre ne web shqip M.C
Friday, May 6, 2016
Ne...moj dritë
Ne njerëzit që jetojmë me zemër
jemi qenie të ngrënshme
Mund të na hanë ata që gënjejnë
Ata që mashtrojnë
Ata që sapo kthen kokën të përgojojne
Mund të na hanë ata të harrojnë
Ata që t'i dinë dobësitë
E aty duan me t'goditë
Ata që nuk të vlerësojnë
punën,
mundin,
sakrificën,
Ata që nuk të respektojnë
mendimin,
zgjidhjen,
zgjedhjen,
Ne - njerëzit që jetojmë me zemër
jemi qenie të ngrënshme
Mund të na hanë
ata që lëndojnë,
plagojnë,
vrasin
Ne - njerëzit që jetojmë
me zemër,
me trup,
me shpirt
Jemi qenie të ngrënshme.
Mund të na gllabërojnë ata...
Ata që s'kanë zemër
Ata që s'kanë shpirt
Ata që n'mendje s'kanë dritë ...
Ki kujdes
Por mos ki frikë
Se terri
S'terron dot dritën
Moj drite!!!✨
©M.C maj 2016
Tuesday, May 3, 2016
Ji vetvetja ---E. Heminguej
Be who you are
Ti nuk je gjitha vitet e tua
As masa e rrobave që vesh
As emri yt nuk je
As qukat në faqet e tua
Ti je gjithë librat që ke lexuar
Je çdo fjalë që ti thua
Je zëri yt i përgjumur në mëngjesesh
Je buzëqeshjet që mundohesh të fshehësh
Je ëmbëlsia e të qeshurës tënde
Je çdo lot që të ka rrjedhur
Je kënga që ke kënduar me zë të lartë
Kur e dije që ishe vetëm
Je edhe vendet të cilat ke parë
Je i vetmi njeri që thërret shtëpi
Je gjithçka në të cilën beson
Je gjithë personat që do shumë
Je fotografitë në dhomën tënde varur
je e ardhmja që vizaton
Je bërë prej një bukurie të pafund
Por gjithë kjo s'të hyn në sy, ndoshta
Që kur ke vendosur të jesh
Gjthçka tjetër përveç vetvetja
shqip M.C
Thursday, April 28, 2016
Poemë per fëmije - Dritëro Agolli
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura
Përralla për dhi e përralla për dre
Thuajini xhaxhit moj flutura
Tregona një përrallë të madhe
Dhe xhaxhi aherë do lerë
Librin e tij mbi tryezë
Përralla në mend do i bjerë
Përralla për kecërit dhe dhinë e zezë
***
Pazarit po shkonte një ditë nëna dhi
Me kecërit e saj lozonjarë
Po shkonte në librari
Të blente dy abetare
Të reja fare
I bleu abetaret dhia brigjatë
Dhe kecërit kërcenin e bënin shamatë
E be be be, e me me me
Do të bëjme një a, do të bëjmë një b-e
Ah, lum si ti nënë ç'kecër na ke
E ëma detyra të lehta u vuri një ditë
Dhe shkoi të llafosej me dhitë
Se, s'mund të rrinte pa bërë dy fjalë
Me shoqet dhi në mëhallë
Tu thoshte se kecërit e saj
Mësonin çdo ditë e çdo orë
E kur të rriteshin
Do bëheshin doktorë, profesorë
~~~
Kur erdhi i gjeti kecërit në gjumë
- Ah, përtacë,
kur qenki lodhur kaq shumë?
C'i bëtë fletoret me gjithë a, b, c-e
- E be be be, e me me me
I hëngrëm fletoret me gjithë a, b, c -e.
•••
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura
Përralla për dhi e përralla për dre
Sikur ti grisni abetaret moj flutura
Do dini të bëni veç be, be, be e me me me
Kjo eshte nje poeme-kryeveper per femije e shkrimtarit te madh Dritero Agolli, nje nder te preferuarat e mia. Keshtu siç e mbaja mend nga femijeria ime...
Saturday, April 23, 2016
23 prill - Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit
E shtunë 23 prill
Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit.
Sipas një tradite që ka origjinën mesjetare, në këtë ditë çdo burrë dhuron të dashurës së tij një trëndafil.
Kjo ditë njihet edhe me emrin "Dita e librit dhe e trëndafilave"
Qëllimi i kësaj dite është që të nxisë leximin e librave dhe t'i japë vlerën e duhur kontributit që kanë dhëne e vazhdojnë të japin autorët e librave në zhvillimin social dhe kultural të shoqërise njerëzore.
Eshtë zgjedhur kjo datë në përkujtim të ditës së vdekjes se tre shkrimtarëve të rëndësishëm: Migel Servantes, William Shekspir dhe I.G.de la Vega.
Në të njëjtën ditë kane lindur Maurice Druon (francez),Vladimir Nabokov(rus), Manuel Mejia Vallejo(kolumbian), Halldor Laxness (çmimi nobel irlandez)
"Oh, ç'mesim!!! Dhe sa me vjen keq që në jetë marrim mësime, vetëm atëhere kur nuk na nevojiten më."
Oscar Wilde

Thursday, April 21, 2016
Histori e shkurtër - Dashuria dhe Koha
Na jetonin njëherë në një ishull të gjitha ndjenjat dhe emocionet së bashku:
Mburrja, Lumturia, Dëshpërimi, Pasuria, Dituria, e të gjitha të tjerat.
Nder to edhe Dashuria.
Një ditë u hap fjala se ishulli do të përmbytej.
Kështu, të gjithë ndërtuan nga një barkë, përveç Dashurisë.
Dashuria donte të rezistonte deri në momentin e fundit.
Kur ishulli ishte përmbytur gati i gjithi, Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë.
Pasuria po kalonte pranë dhe Dashuria e pyeti?
"Pasuri, a mund të vij në barkën tënde?"
Pasuria u përgjigj:-" Më vjen keq Dashuri, nuk mundem. Ka kaq shumë ar e argjend në barkën time saqë nuk nuk gjej dot as edhe një qoshk për ty."
Pastaj Dashuria pyeti Mburrjen që po voziste aty pranë.
Por edhe Mburrja i dha të njëjtën përgjigje.
Dëshpërimi ishte shumë pranë Dashurisë ndaj kjo e fundit e pyeti:- "Dëshpërim a mundem të vij me ty?"
"Oh... Dashuri, jam kaq i dëshpëruar, sa kam nevojë që të rri vetëm." u përgjigj ai me një zë të hirtë.
Kaloi Lumturia andej pari, gjithashtu, por ishte shumë e zënë me lumturinë e saj, ndaj as që e dëgjoi zërin e Dashurisë që po i kërkonte ndihmë.
Papritur, u dëgjua një zë:-" Eja, Dashuri , po të marr unë me vete."
Ishte një e moshuar.
Me një kërcim të hareshëm, Dashuria u hodh në barkë, por harroi që të pyeste se ku po shkonin.
Kur mbërritën në breg, e moshuara u larguar në hesap të vet.
Duke kuptuar se sa borxhlije ishte ndaj saj, Dashuria pyeti Diturinë, një tjetër e moshuar:-" Kush ishte ajo që më ndihmoi mua?"
"Ajo ishte Koha." u përgjigj Dituria.
"Koha?" mendoi Dshuria.
Atëherë Dituria, sikur të lexonte mendimet e Dashurisë në atë moment, buzëqeshi dhe u përgjigj:-" ...sepse vetëm Koha është në gjendje të kuptojë se sa e vlefshme është Dashuria."
(burimi: web angl.-shqip M.C)
Friday, April 15, 2016
Origjina e tufes se luleve te nuses (il bouquet)
Ku e ka origjinën tufa e luleve që mban nusja në ditën e saj të dasmës
Tufa e luleve qe mban nusja, ka lindur jo thjesht si një mjet zbukurues për ceremoninë martesore.
Mbledhja e luleve në një tufë për nusen në ditën e martesës, i ka fillimet e veta 4500 vjet më parë në Egjipt. Më shumë se një tufë me lule, ka qenë një përzierje erëzash, rozmarinë, koper, edhe hudhër. Mendohej se aroma e saj mund të luftonte shpirtrat e këqinj. Gjatë viteve të murtajës ishte menduar gjithashtu se ajo do të mund të jepte mbrojtje ndaj murtajës, meqë mendohej se ajo ishte shpikur në ajër.
Përdorimi më praktik i tufës së luleve të nuses, ishte që të mbulonte aromën e trupit. Mund të kujtojmë gjithashtu se se në mesjetë kushtet shëndetësore ishin të varfëra dhe të larët e trupit ishte një event i rrallë.
Ndaj, të paktën një herë në jetën e saj, nuses i jepej mundësia të kishtë një aromë të këndshme.
Hedhja luleve prej duarve të nuses si praktikë për t'u kapu nga të ftuarit, ishte për t'u marrë mendjen atyre, që të mos përqëndroheshin tek fustani i nuses, meqenëse nuset konsideroheshin si qenie fatsjellëse. Hedhja e luleve ishte përpjekje për të mbrojtur velin dhe i bënte të besonin se ajo që do ta kapte, do të martohej menjëherë më pas.

Tufa e bërë prej erëzave dhe piperit filloi të zhvillohej në një tufë lulesh gjatë shekullit të 18- të. Në këtë kohë pikpamja per tufen e luleve kishte ndryshuar nga mjet mbrojtjeje, që konsiderohej më parw, në një mjet për të nxitur pjellorinë. Pranvera lajmëronte rritjen në fusha të bimëve dhe të luleve, ndër gardhe dhe fole zogjtë sillnin pasardhësit. Ky fillim i ri përfaqësohej prej luleve në tufë.
Gjithmonë, edhe sot ne i shohim lulet që mban nusja si një pjesë qendrore e ceremonisë martesore.
burimi web angl-shqip MC

Subscribe to:
Posts (Atom)
Lulet e Marsit
Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite Çdo pranverë përtërihet ...

-
Prindërit duhet të mbushin një enë me autostimë për fëmijën e tyre, aq të madhe, sa, me gjithë vrimat qe mund të hapë pjesa tjetër e ...
-
Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 k...
-
Një burrë kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njo...
-
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura Përralla për dhi e përralla për dre Thuajini xhaxhit moj flutura Tregona një përrallë të madhe ...
-
E kush më shumë se fëmijët i gëzohet një balone kur fluturon?! Por kur lexon historinë e prejardhjes së saj, kupton se fillimisht e gj...