Friday, May 6, 2016

Ne...moj dritë





 Ne njerëzit që jetojmë me zemër

jemi qenie të ngrënshme

Mund të na hanë ata që gënjejnë

Ata që mashtrojnë

Ata që sapo kthen kokën të përgojojne

Mund të na hanë ata të harrojnë


Ata që bëjnë sikur s'të njohin

Ata që t'i dinë dobësitë

E aty duan me t'goditë

Ata që nuk të vlerësojnë

punën,

mundin,

sakrificën,

Ata që nuk të respektojnë

 mendimin,

zgjidhjen,

zgjedhjen,

Ne - njerëzit që jetojmë me zemër

jemi qenie të ngrënshme

Mund të na hanë

ata që lëndojnë,

plagojnë,

 vrasin

Ne - njerëzit që jetojmë

 me zemër,

me trup,

me shpirt

Jemi qenie të ngrënshme.

Mund të na gllabërojnë ata...

Ata që s'kanë zemër

Ata që s'kanë shpirt

Ata që n'mendje s'kanë dritë ...

Ki kujdes
Por mos ki frikë
Se terri
 S'terron  dot dritën
Moj drite!!!✨

©M.C maj 2016


Tuesday, May 3, 2016

Ji vetvetja ---E. Heminguej



Be who you are





Ti nuk je gjitha vitet e tua

As masa e rrobave që vesh

As emri yt nuk je

As qukat në faqet e tua

Ti je gjithë librat që ke lexuar

Je çdo fjalë që ti thua

Je zëri yt i përgjumur në mëngjesesh

Je buzëqeshjet që mundohesh të fshehësh

Je ëmbëlsia e të qeshurës tënde

Je çdo lot që të ka rrjedhur

Je kënga që ke kënduar me zë të lartë

Kur e dije që ishe vetëm

Je edhe vendet të cilat ke parë

Je i vetmi njeri që thërret shtëpi

Je gjithçka në të cilën beson

Je gjithë personat që do shumë

Je fotografitë në dhomën tënde varur

je e ardhmja që vizaton

Je bërë prej një bukurie të pafund

Por gjithë kjo s'të hyn në sy, ndoshta

Që kur ke vendosur të jesh

Gjthçka tjetër përveç vetvetja

shqip M.C


Saturday, April 23, 2016

23 prill - Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit

E shtunë 23 prill
 Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit.
 Sipas një tradite që ka origjinën mesjetare, në këtë ditë çdo burrë dhuron të dashurës së tij një trëndafil.
 Kjo ditë njihet edhe me emrin "Dita e librit dhe e trëndafilave"


Qëllimi i kësaj dite është që të nxisë leximin e librave dhe t'i japë vlerën e duhur kontributit që kanë dhëne e vazhdojnë të japin autorët e librave në zhvillimin social dhe kultural të shoqërise njerëzore.

Eshtë zgjedhur kjo datë në përkujtim të ditës së vdekjes se tre shkrimtarëve të rëndësishëm: Migel Servantes, William Shekspir dhe I.G.de la Vega.
 Në të njëjtën ditë kane lindur Maurice Druon (francez),Vladimir Nabokov(rus), Manuel Mejia Vallejo(kolumbian), Halldor Laxness (çmimi nobel irlandez)
"Oh, ç'mesim!!! Dhe sa me vjen keq që në jetë marrim mësime, vetëm atëhere kur nuk na nevojiten  më."
Oscar Wilde

Thursday, April 21, 2016

Histori e shkurtër - Dashuria dhe Koha



Na jetonin njëherë në një ishull të gjitha ndjenjat dhe emocionet së bashku:
Mburrja, Lumturia, Dëshpërimi, Pasuria, Dituria, e të gjitha të tjerat.
Nder to edhe Dashuria.
Një ditë u hap fjala se ishulli do të përmbytej.
Kështu, të gjithë ndërtuan nga një barkë, përveç Dashurisë.

Dashuria donte të rezistonte deri në momentin e fundit.

Kur ishulli ishte përmbytur gati i gjithi, Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë.

Pasuria po kalonte pranë dhe Dashuria e pyeti?
"Pasuri, a mund të vij në barkën tënde?"

Pasuria u përgjigj:-" Më vjen keq Dashuri, nuk mundem. Ka kaq shumë ar e argjend në barkën time saqë nuk nuk gjej dot as edhe një qoshk për ty."

Pastaj Dashuria pyeti Mburrjen që po voziste aty pranë.
Por edhe Mburrja i dha të njëjtën përgjigje.

Dëshpërimi ishte shumë pranë Dashurisë ndaj kjo e fundit e pyeti:- "Dëshpërim a mundem të vij me ty?"
"Oh... Dashuri, jam kaq i dëshpëruar, sa kam nevojë që të rri vetëm." u përgjigj ai me një zë të hirtë.

Kaloi Lumturia andej pari, gjithashtu, por  ishte shumë e zënë me lumturinë e saj, ndaj as që e dëgjoi zërin e Dashurisë që po i kërkonte ndihmë.

Papritur, u dëgjua një zë:-" Eja, Dashuri , po të marr unë me vete."
Ishte një e moshuar.
 Me një kërcim të hareshëm, Dashuria u hodh në barkë, por harroi që të pyeste se ku po shkonin.
 Kur mbërritën në breg, e moshuara u larguar në hesap të vet.
Duke kuptuar se sa borxhlije ishte ndaj saj, Dashuria pyeti Diturinë, një tjetër e moshuar:-" Kush ishte ajo që më ndihmoi mua?"
"Ajo ishte Koha." u përgjigj Dituria.
"Koha?" mendoi Dshuria.
Atëherë Dituria, sikur të lexonte mendimet e Dashurisë në atë moment, buzëqeshi dhe u përgjigj:-" ...sepse vetëm Koha është në gjendje të kuptojë se sa e vlefshme është Dashuria."

(burimi: web angl.-shqip M.C)

Friday, April 15, 2016

Origjina e tufes se luleve te nuses (il bouquet)

Ku e ka origjinën tufa e luleve që mban nusja në ditën e saj të dasmës

Tufa e luleve qe mban nusja, ka lindur jo thjesht si një mjet zbukurues për ceremoninë martesore.
Mbledhja e luleve në një tufë për nusen në ditën e martesës, i ka fillimet e veta 4500 vjet më parë në Egjipt. Më shumë se një tufë me lule, ka qenë një përzierje erëzash, rozmarinë, koper, edhe hudhër. Mendohej se aroma e saj mund të luftonte shpirtrat e këqinj. Gjatë viteve të murtajës ishte menduar gjithashtu se ajo do të mund të jepte mbrojtje ndaj murtajës, meqë mendohej se ajo ishte shpikur në ajër.

Përdorimi më praktik i tufës së luleve të nuses, ishte që të mbulonte aromën e trupit. Mund të kujtojmë gjithashtu se se në mesjetë kushtet shëndetësore ishin të varfëra dhe të larët e trupit ishte një event i rrallë.
Ndaj, të paktën një herë në jetën e saj, nuses i jepej mundësia  të kishtë një aromë të këndshme.

Hedhja luleve prej duarve të nuses si praktikë për t'u kapu nga të ftuarit, ishte për t'u marrë mendjen atyre, që të mos përqëndroheshin tek fustani i nuses, meqenëse nuset konsideroheshin si qenie fatsjellëse. Hedhja e luleve ishte përpjekje për të mbrojtur velin dhe i bënte të besonin se ajo që do ta kapte, do të martohej menjëherë më pas.

Tufa e bërë prej erëzave dhe piperit filloi të zhvillohej në një tufë lulesh gjatë shekullit të 18- të. Në këtë kohë pikpamja  per tufen e luleve kishte ndryshuar nga mjet mbrojtjeje, që konsiderohej më parw, në një mjet për të nxitur pjellorinë. Pranvera lajmëronte rritjen në fusha të bimëve dhe të luleve, ndër gardhe dhe fole zogjtë sillnin pasardhësit. Ky fillim i ri përfaqësohej prej luleve në tufë.


Gjithmonë, edhe sot ne i shohim lulet që mban nusja si një pjesë qendrore e ceremonisë martesore.
burimi web angl-shqip MC

Wednesday, April 13, 2016

NATYRE - thenie e foto


Nëse dëshiron të njohësh diçka hyjnore, duhet te dalesh ne natyre e te ndjesh erën mbi fytyrë dhe ngrohtësinë e diellit mbi dorën tënde
Buddha
 Natyra është ndryshimi mes shpirtit dhe Zotit.
F Pessoa

Cdo gje qe mund ta imagjinosh, natyra e ka krijuar me pare
Ajnshtajn
Mos harro se toka deshiron te ndjeje prekjen e lehte te kembeve te zbathura dhe erërat kanë shumë dëshirë të luajnë me flokët e tua
 Gibran
Zemrën time e kanë grabitur lulet e qershive të egra, a do të kthehet në trupin tim kur ato të kenë fluturuar larg?
Kotomichi 
 Natyra ka me mijëra ngjyra, por ne ve na është mbushur mendja t'i pakësojmë në nja njëzet...
H. Hesse
 Lulet janë kryeveprat e natyrës
D. Parker  
E, pastaj unë kam natyrën, artin, poezinë; çfarë mund të dëshiroj më shumë?!
Van Gogh

Natyra nuk është vend për tu vizituar. Eshtë shtëpia jonë.
G. Snyder 
 Në çdo shëtitje që bën në natyrë, njëriu ndjen më shumë ngaç kërkon...
H. Muir

Në natyrë, asgjë nuk është perfektë e gjithçka është perfekte. Pemët mund të jenë të shtrembra, të kthyer në mënyrë të çuditshme, por gjithsesi janë shumë të bukura.

A.Walker 
Po të ndaleshim e të dëgjonim sa punojnë rrënjët, kush do të mund të flinte?
F. Caramagna


Nëse dëshiron të njohësh diçka hyjnore, duhet te ndjesh erën mbi fytyrë dhe diellin e ngrohtë mbi dorën tënde
Buddha
 Më pëlqen kur një lule ose një xhufkë e vockël rritet përmes një të çare në kalldrëm. Tregon  një heroizëm të paparë.
G. Carlin
Natyra ka ligje të çuditshme, por të paktën ajo i respekton ato.
L.Longanesi

Bimët nuk janë budallaqe, keni parë ndonjëherë një dredhke të mbështillet rreth nje kaktusi?

L. Alberti
     Aforismi web, shqip M.C   foto by Oni







Tuesday, April 5, 2016

FJOLLA E PAMBUKUT



Na ishte njëherë një fjollë pambuku, që kishte dalë nga jasteku i një fëmije.
Ndërsa po vëzhgonte qiellin, vuri re retë e bardha si bora, tamam si ngjyra e saj, dhe vendosi që të bëhej re.
Por, kur qielli u nxi, retë u inatosën kaq shumë sa shpërthyen stuhi e shi, ndërsa fjolla e pambukut u fry e u fry kaq shume me ujë, sa nuk plasi, dhe, ra përtokë me nje force te jashtzakonshme.
Ah, sa u vrava...!
Kur doli dielli, fjolla e pambukut, tashmë e tharë, teksa rropatej andej-këndej, aty afër pa një shtëpi, e, përreth saj një kopësht plot me lule. Ndër to edhe ca trendafila të bardhë si bora , dhe vendosi të bëhej një trëndafil i bardhë.
Njërëzit kalonin dhë merrnin erë trëndafilave, po kështu edhe fluturat qëndronin në to, por gjatë gjithë ditës as njerëzit e as fluturat nuk u ndaluan pranë saj. Mund të qëndronte aty edhe njëqind vjet, por ishte e kotë.
Oh, sa e trishtueshme...!
Aty afër derës së hyrjes, pa një qese të mbushur me fruta dhe perime, ndër to kishte edhe kokrra fasuleje të bardha e të rrumbullakosura. Papritur i erdhi ne mendje një ide; të ishte një kokërr e vogël fasuleje. Ndaj u rrotullua e u bë rumbullake - rrumbullake.
E lumturuar nga kjo ide e shkelqyer, hyri ngadalë - ngadalë në qese, të cilin zonja e shtëpisë e çoi drejt e në kuzhinë. Pasi kontrolloi mirë e mirë frutat dhe perimet, që t'i përgatiste për t'i ngrënë, mori fjollën e pambukut dhe e e hodhi tej.
Ah, sa më dhembi...!
 Kishte përfunduar në koshin e mbeturinave.
E hidhëruar, e lodhur dhe e zhgënjyer, vendosi të kthehej andej nga kishte ardhur.
Hyri ngadale e pa bere zhurme në jastekun e fëmijës. Kishte kaluar një ditë të lodhshme.
E vetmja gjë që e lehtësoi qe zëri i fëmijës, i cili duke përshëndetur  mamin tha: - Ooo sa jastëk i butë!
                                ©MC aprile 2016
Morali sipas birit tim, Oni (12vjeç):- Mos mendo qe te ndryshosh vetveten, je ai qe je per nje motiv.
Morali sipas bijes sime,Tea (7vjeç) :- Nuk mund te besh sikur je dikush tjeter.

Poezia e mrekullueshme ‘ Une shpresoj të vallëzosh ‘

Unë shpresoj të mos kesh kurrë frikë  kur para syve të të shfaqen malet Shpresoj të mos zgjedhësh kurrë  rrugën më të lehtë Të jetosh ndosht...