martedì 31 marzo 2015



KËSHILLA NJË FËMIJE
 ♦♦♦                                                       
 Nëse të thonë gjithmonë se je i zoti,hap sytë: 
dikush kërkon të të shfrytëzojë
nëse të thonë gjithmonë se je inteligjent, hap sytë:
dikush kërkon të të eliminojë
nëse të thonë se je I bindshëm, hap sytë:
dikush kërkon të të skllavërojë
nëse të thonë gjithmonë se je I mirë hap sytë:
dikush kerkon të të zaptojë
POR
Nëse të thonë mëso, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë ku nuk duhet shkolla
nëse të thonë mos fol, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë, pa shkolla
nëse të thonë bindu, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë pa padronë
nëse të thonë kërko falje, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë të paqtë.

MOS i BESO
Atij që të komandon, atij që të ndëshkon,
 atij që të kontrollon,
atij që të fyen, atij që të perqesh,
atij që të bën lajka, 
atij që të mashtron, 
atij që të përçmon
ATA NUK E DINE SE TI JE NJE NJERI I LIRE

♦♦♦                                                                                                                                                             M.Bernardi "discorso a un bambino"
    
                                          nga italishtja M•C

giovedì 12 marzo 2015




Emily dickinson in albanian language

 VARGJE TE POETES AMERIKANE EMILY DICKINSON NE GJUHEN SHQIPE

NJE FJALE ESHTE SHUAR

Nje fjale eshte shuar 
Sapo eshte shqiptuar
Mendon dikush
Une te kunderten kam menduar
Fjala ne momentin e thene 
Fillon e jeton.

UNE JAM ASKUSH , 
TI KUSH JE


Une jam askush! Kush je ti
Edhe ti askushi je
Pra u bekemi dy - mos e bej fjale!
Mund te na zbojne, e di.

Sa e trishte me qene dikush!
Sa e bujshme, si nje bretkoce
t'ia thuash emrin gjithe diten e lume 
Nje tartabiqi qe admiron!

KUR DIKUSH NDAHET PREJ NESH PERGJITHMONE

Kur dikush ndahet prej nesh pergjithmone
S'e ndjejme mungesen menjehere
Kthimi i tij na duket i mundur
Edhe kur eshte mbushe nje vit i tere

Edhe pasi jemi nise per tek ai
Vazhdojme te mos besojme prape
Ngaqe kaq te afert me te jemi 
E te kaluren e tij kemi dashte

NDJEVA NJE QARTESIM NE MENDJEN TIME

Ndjeva nje qartesim ne mendjen time
Por truri im e kish ndare me dysh
Uperpoqa ta bashkoj ate, rresht per rresht
Por me mbeti prape i ndare sic ish

Mendimet pastaj shtrengohem ti bashkoj
Me kot brenda mendimit qe pata
Pasi sekuencat me shkeputen prej lidhjes
Sic bejne mbi dysheme ca gogla.

LAMTUMIRE

Lidhu pas jetes sime, prijesi im
Se une jam gati per t'u nise
Do te hedh nje shikim kuajve te tjere
Shpejt e shpejt vec nje shikim

Me bej vend ne piken me te forte
Qe une te mos rrezohem asnjehere
Te vrapojme te dy drejt fitores
Ja pertej kodres atje tej

Nuk me trembin kurre pengesat
As deti s'me trembi jo
Te bej pjese ne garen eterne
Kjo qe zgjedhja ime zot

Lamtumire jetes qe jetova
Dhe ty o bote qe te njoh
Mi puth kodrat per muanjehere
Tani jam gati qe te shkoj.

JA LETRA IME DREJTUAR BOTES

Ja letra ime drejtuar botes
Qe asnjehere mua s'me shkroi
Te reja nga natyra plot thjeshtesi
Me fisnikeri ajo me tregoi
Mesazhi i  saj eshte shkruar
Prej gishterinjsh qe si shoh dot
Per hir te saj o njerez te dashur
Me butesi gjykomeni sot.

perktheu nga anglishtja M.C
prill 2004


giovedì 5 marzo 2015

Legjenda e lules se mimozes



Legjenda e lules se mimozes
Mimoza 
 e brishte dhe e sjellshme

Shume kohe me pare, ne nje vend te larget, ne anen tjeter te botes, ne ishullin e Tazmanias,  lindi lulja e mimoses.
Banoret e ketj ishulli tregojne nje legjende.
Ne ate kohe, ishullin e komandonte nje mbret luftetar, i bukur, shtatlarte dhe i shkathet; me floke te zinj e te ndritshem, si krahet e nje korbi, por me zemren te thekur nga shume beteja e shumta.
Kete pamje kishin te gjithe banore e ketij ishulli; shtatlarte e te ashper ne sjellje, zeshkane,me floke te gjate e te drejte, qe i benin kornizen fytyres se rrepte.
Jetonin me beteja kunder fiseve armike dhe  gjuanin kafshet qe vinin ne rrezik jeten e tyre. Nje dite, gjate te disates beteje, mbreti u plagos rende.
Nena dhe motra e mbretit e donin pamase te dashurin e tyre, por zemra e tyre e ngurte si ajo e mbretit, nuk donte aspak mbretereshen,  gruan e tij te re e te bukur. Mbreteresha ishte nje krijese krejt e ndryshme, shtatshkurter, e turpshme dhe e sjellshme, me floke kaqurrela, te verdha si ari, me lekure te verdhe si mjalti i paster, dhe me nje ze te bute e te embel qe tingellonte si muzike.
Dukej sikur kishte ardhur nga nje bote tjeter, nga nje bote prej lulesh, buzeqeshjesh e paqeje.
Dy grate e egra e mizore, si edhe mbreti, i afermi i tyre, ishin padyshim xheloze per embelsine, butesine dhe bukurine e saj.
Duke perfituar nga ndrojtja e nuses, dy grate shkuan te kuronin mbretin, duke mbajtur ate,  larg nga çadra,  ku dergjej i plagosuri, me justifikime nga me te ndryshmet.
Ajo ishte e deshperuar, pasi ishte shume e dashuruar me burrin e saj te forte e te vrazhde, por nuk guxonte te mbronte te drejtat e saj si bashkeshorte, duke mos harruar qe ishte edhe detyre e saj, nga frika se mos bente diçka te pakendshme nenes dhe motres se tij, e si rrjedhoje te prishte qetesine e burrit qe donte.
Mbreteresha ishte e vetmuar, asnjeri nuk e keshillonte, pasi, oborrtaret, mbanin anen e me te forteve…
Kaluan dite, qe u bene jave, e pastaj muaj.
Me se fundi mbreti u sherua, dhe e vetmja deshire qe kishte ishte te ndeshkonte mbretereshen,  viziten e se ciles kishte pritur gjate. Dhe keshtu pa hezitim, deboi nga mbreteria gruan e tij te pafajshme, pa i dhene te drejten te shpjegonte arsyet, pasi vetem prania e saj, e irritonte.
Erdhi i vellai.
E mori ne shtepi, tashme te lire, per ta rimartuar me nje tjeter, ate, qe ishte pese here nene.
Brenda shtate diteve, mbreteresha u martua ne ne vend tjeter, larg nga mbreteria nga ku ishte debuar krejt pa faj.
Ashtu e turpshme, e embel , e vogla, e trishtuara Azar, tashme pa lot e pa deshira, nuk iu kundervu fatit te vet. Si dhurate per martese , kerkoi vetem nje vel me te cilin te mbulonte fytyren dhe trupin, ne rrugen e gjate per ne shtepine e re, qe askush  te mos e njihte, kur te kalonte neper pronat e Asan, mbretit mizor qe e ndau nga femijet te saj, pasi takimi me te vegjlit, padyshim, do t’i copetonte zemren.
Princi, burri i saj i ri, duke qene me pak i ashper se Asan, dhe ne njefare menyre embelsia  çarmatosese e mbretereshes se vogel, i folen zemres se tij,  i dha velin, me te cilin te mbulonte komplet trupin e saj te vogel. Por kur kaluan prane mbreterise, bijte e saj, qe çdo dite pergjonin nga lart ne kulla kthimin e nenes, e njohen, pavaresisht velit te gjate, dhe vrapuan  duke qare e duke thirrur me ze te larte per kthimin e saj.
Edhe kete here Azar, i kerkoi burrit te saj te ri, qe te ndalej nje moment per te lene nga nje dhurate per secilin prej bijeve te saj. E princi pat meshire edhe njehere per nusen e tij te deshperuar, dhe ia plotesoi kerkesen.
  Por, mbreti,  qe ndoqi nga larg gjithçka, thirri prane vetes femijet, duke u thene te harronin sa me pare nenen e padenje per ta.
Azar degjoi ate ze te forte dhe perseri nuk gjeti fjale, qe te mbronte pafajsine e saj, tashme te padobishme.
Atehere u perkul, tashme e rraskapitur nga padrejtesia dhe dhimbja e mbi te veli i gjate prej nuseje u leshua plot meshire duke e mbuluar nga çdo shikim.
Me pas burri i saj i ri shkoi ta ngrinte ate krijese te deshperuar, i vendosur per t’i dhuruar nje jete te lumtur. Por tashme, fati i Azar kishte ardhur koha te permbushej.
E ndodhi qe princi i meshirshem, poshte velit te gjate qe kish qene dhurate e tij per dasmen, nuk gjeti tjeter veçse nje degez te brishte lule mimoze, me rrenjet te futura thelle ne toke, e vendosur  qe te mos i lejojnte askujt ta shkulte nga vendi ne te cilin mbeti pergjithmone zemra e saj, me lulet e vogla me arome, per t’i kujtuar bijeve te Azar, buklehat bjonde qe mbulonin koken e nenes se tyre, ne kohen kur ajo kishte qene e lumtur.
Azarit, kaq te embel, te nenshtruar e te palumtur, koha do ti japi te drejte ne menyren e vet te pazakonte:
 pasi, lulja e lindur prej saj do te njihej nga te gjitha grate si simboli i te qenurit te vetedijeshme, e i zotesise per te vendosur vete per fatin e vet. 
Ne dukje delikate, ne te vertete e forte e e pathyeshme, e pamundur ta crrenjosesh kunder deshires se saj.  

                                                                                               perktheu nga italishtja M.C
                      






‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...