domenica 8 settembre 2024

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

 


Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit

 një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dhe adoleshentë dhe i përkthyer në shumë gjuhë. 


Dita e pare e shkolles

Ja zilja bie

pastruesja shkollen pastron 

dezhurni vjen e deren hap

mesuesi zbret ne stacion.

Mami therret:‘O nxenes’

cohu shpejt nga ai krevat.

Ne dhome hyn dielli

Hajt nxito, mbaruan pushimet 

fute penen ne kuti

mprehe lapsin ti

letren perthithese ne fletore

e vrapo te shkruash jeten.

Shkruaj bukur pa nxituar

Çdo dite nga nje faqe

Shkruaj fjale drejt e paster

Te punosh,te perpiqesh, te duash


Çfare duhet

Per te bere nje tavoline

duhet druri

Per te bere drurin 

duhet pema

Per te bere pemen 

duhet fara

Per te bere faren 

duhet fruti

Per te bere frutin 

duhet nje lule:

Per te bere nje tavoline 

duhet nje lule


Na ish njehere nje presje


Na ish njehere

nje presje e shkrete

Qe per faj te nje nxenesi 

te pavemendshem

U ndodh ne vend te nje pike

pas fjales se fundit 

te fjalise

E shkreta, e vetme

duhej te mbante

peshen e njeqind fjaleve

Ca me theks te rende

Nga mundimi i teperte vdiq.

E varrosen

poshte nje kryqi

Bere me lapsin blu

 te mesuesit

E ne vend te lules se gjelbert

e krizantem

i vendosen 

nje tufe me pikeçuditese

Si homazh


Milingones


Kerkoj falje perralles se lashte

nuk me pelqen kopracja milingone

Une mbaj anen e gjinkalles

Qe kengen e saj te bukur se shet, e dhuron



Na ish njehere nje pike pyetje

 kureshtare e madhe

Veç me nje kaçurrel

qe bente pyetje

qe te gjithe njerezve

E nese pergjigjja 

nuk ishte ajo e verteta

kaçurrelin tundte si kamxhik

Ne provim e vune 

ne fund te nje problemi 

Shume te nderlikuar

Sa asnje nuk i gjeti zgjidhjen

E shkreta

nuk e kish te lige zemren

Se u pendua 

u kthye 

ne nje pike cuditese 



Miredita te gjithe femijeve te botes

🌏 🚸

Dua te bej nje udhetim te gjate

Femijet e botes dua te takoj

Nje per nje dua ti shoh

Qe ta di 

Si jane e ç’fare bejne

Nese shkojne ne shkolle apo jo

E kane mamin e tyre

A babin qe shkon e punon

E ndoshta nje moterz me te cilen loz


Dua te di kush i mbulon 

Me mbulesen ne krevatin e tyre

E nese fusin gishtin ne goje

Kush i qorton

Nese dikush ua kreh floket

Me kreherin e lagur

E nese eshte arnuar  

Vrima ne çorapin e bukur


Dua te sigurohem

qe asnjeri te mos kete frike kur eshte terr

qe te gjithe te kene mbi jastek

nje enderr te bukur per te enderruar

e nje gjyshe qe i merr per dore

e njeriun e lige largon prej tyre


E do u them atyre “ mirdita femije”

te bardhe, te verdhe , esmere

femije prej rome e Santa fe

ne ngjyre qumeshti a kafe

femije te qeshur prej Moske o Pekini

O lule te varfra te kositura

e vendin e ‘mengjesit te fresket’

Femije me floke bjond a te zinj

Mirdita te gjithe femijeve te botes



Qielli eshte i te gjitheve

🌄🌔


Dikush qe eshte dijetar i madh

te me shpjegoje kete fshehtesi

pse qiellin e shohin te gjithe

e i te gjitheve eshte krejt qielli

Eshte i imi kur e shoh

eshte i plakut, eshte i femijes

mbretit, i kopeshtarit

i pastruesit, i poetit

Nuk ka te varfer aq te varfer

sa te mos jete padron i tij

Edhe lepuri frikacak

ka aq qiell sa nje luan

Qielli eshte i te gjithe syve

E nese do, çdo sy

rroke krejt henen,

shiun qe bie, diellin

Dikush qe eshte dijetar i madh

te me shpjegoje kete mister:

qielli eshte i te gjitheve

e çdo syri qe e sheh 


Me fjale a me vargje

ma shpjegoni pra

pse qielli eshte nje i vetem 

e toka eshte copa copa


Shqip M•C




martedì 2 maggio 2023

Lartesimi i ironise


 


Ne enderr pikturoj si Vermer

Flas shume mire greqisht

Me te gjallet e jo vetem

Nis nje makinen

qe i bindet urdherave te mia.

Kam talent

shkruaj poema te medha

Degjoj zera

Pak a shume si vete shenjtet 

Do te habiteshe

prej menyres si luaj piano

Fluturoj ashtu si duhet,

Vetem pra

Duke rene nga nje çati, 

bute bute mbi gjelberim


Nuk kam veshtiresi 

te marr fryme nen uje

Nuk ankohem me

Kam arrite te gjeje Atlantiden

Gezohem se e di se zgjohem gjithmone 

para se te vdes

Sapo shperthen nje lufte

kthehem ne anen qe preferoj

Jam, por nuk duhet te jem

Nje bije e shekullit

Ca vite me pare

kam pare dy diej🌞🌞

E pardje dy pinguine

Me bindjen me te madhe enderrat levdoj


*Enderr (W.S)

Shqip M.C

sabato 26 giugno 2021

Jemi puhizë e lehtë


 Jemi veç puhizë ere

Puhiza të lehta të varura mbi muret

një qielli pa kufinj

Jemi pluhur e esencë barit, 

lulesh, perzier

me aromën e detit,

t'hënës, t'dites, të natës

të kohës që vrapon

e mbjell rreth vetes 

fara kujtimesh 

Jemi si krahë në fluturim, 

prej gjithmonë 

Qëkur morëm frymë për herë të parë 

deri në ëndrrën e fundit

Në zemrën tonë e pikuar

prej një ylli;-

Si dhurate


R. Tagore

Tea and the sea (Albania 2018)
 “Dashte zoti

nje puhize e ambel 

T’thuri rreth teje

fjale dashnije,

Si nji tis i padukshem 

Per me mbrojte jeten tande”

J. O’Donohue



shqip M.C 



‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...