venerdì 2 giugno 2017

Dedikim -Nje qershor -dita e femijeve.


Sot festohet 1qershori, festa e femijeve. Uroj festen femijeve te mi.
Uroj qe kjo feste te jetoje ne zemrat dhe shpirtin tuaj gjithe jeten.
Nuk uroj te fitoni gjithmone ne jete, por te luftoni gjithmone per te fituar, sepse vete jeta eshte e tille.
Nuk dua te merrni diçka qe nuk e meritoni, por nese mendoni se meritoni diçka duhet te ushtroni te gjitha forcat tuaja per ta patur, çfaredo lloj objetivi te jete.
Mesoni ti njihni njerzit me te cilet keni te beni. 
Jini koherent dhe kini respekt ndaj atyre qe shprehin keto cilesi ndaj jush. 
Te tjeret, besomeni, nuk kane se ç' t'ju mesojne ne jeten tuaj.
Nese beni pjese ne nje grup, kini respekt per gjithe grupin, pa bere dallime. E pergezoni kedo qe ka sukses, sepse dikush ka patur besim ne aftesite e tij. E mos u shkurajoni nese dikush nuk iu pergezon per suksesin tuaj, çmojeni per  sinqeritetin ... 
Ne jete, nuk duhet te keni kushedi se sa miq, ne radhe te pare duhet te jeni miq te vetvetes, sepse do te thote se mund te jeni mire edhe vetem e "vetmia eshte liri" ... sepse kush nuk mund te jetoje pa turmen nuk njeh liri.
E nese me te vertete ua do zemra te kini miq te mire, duhet ti zgjidhni ato. Mund te ndodh qe te njihni persona, te cilet nuk ka rendesi se sa kohe jane te pranishem ne jeten tuaj te perditshme, te cilet do te mbesin te tille; vetem te njohur... e duhet ta dini se eshte e mundur qe duhen lene rruges sepse "kur kupa mbushet... mbushet e kaq"
Jini gjithmone te drejte e te vertete me veten tuaj; thoni gjithmone te verteten dhe njerzit e gabuar do largohen vete. E ju lutem mos falni dy here ca persona, do te perserisin te njejtin gabim ndaj jush; sepse ekzistojne dy kategori njerezish : ato qe gezohen duke bere mire, e ata qe gezohen duke bere keq, ja, nga keta te fundit mbrohuni. 
Mos beni kompromise me jeten  tuaj, o,  nese duhet, bejeni me dike qe ia vlen.
Ah, edhe diçka tjeter, mos jini te padrejte me zemren tuaj, asnjehere, sepse zemra dihet nuk njeh arsye, qan, qesh, ben shaka... por, mundohu ni me te gjitha forca te ruani shpirtin tuaj. Nuk eshte organ ne trupin tuaj, por ekziston. Eshte ai vendi i paster ku duhet te hyjne vetem njerezit qe jane njerez e qe na ndihmojne te jemi te tille.
E, mbi te gjitha, mbani mend se çdo gje qe beni ne jeten tuaj, e beni per veten, per te rriturit qe do te beheni. MOS JINI SI GJITHE TE TJERET, JINI VETVETJA.


M.C 1qershor2017

sabato 1 aprile 2017

Ne lartesine e nje femije

"Femija mendon me ndjenja e jo me  intelekt"

Cfarë po thoni?!
Është e lodhshme të merresh me fëmijët.
Keni të drejtë.

Pastaj shtoni:

Sepse duhet të vihesh
Në nivelin e tyre,
Të përulesh, të zhdërvjellesh, të përkulesh,

Të bëhesh i vogël.
Tani e keni gabim.

Çfarë lodh më shumë nuk është kjo.
Është më shumë fakti se je i detyruar të lartësohesh
deri në lartësinë

 e ndjenjave të tyre.

Të tërhiqesh, të zgjatesh,
Të vihesh
 majë gishtash.

Për të mos i lënduar.


                                                               Drawing E.J.Parocki
Autori polak Januz Korzak (1879-1942)
ishte psikolog, poet, pedagog, edukator e mendimtar i lirë
Vargjet janë marrë tek vepra e tij "Kur të bëhem fëmijë përsëri"

keto vargje te mençura mbajnë në vetvete gjithe punën që të rriturit duhet t'i përkushtojnë fëmijëve.
Për të qenë në lartësinë e tyre duhet ta shohim botën qe na rrethon me sytë e një fëmije,

mercoledì 1 marzo 2017

Mars🌸






•Erërat e marsit e shirat e prillit sjellin lulet e majit

•Në muajin mars, bletët e mençura flejnë akoma

•Era e marsit nuk ndalet shpejt

•Marsi i blen nënës pallton dhe tre ditë më pas ia shet

•Marsi ndërron shtatë kapele në ditë

•Marsi ngjyen, prilli lyen

•Shkurti shkurton urë, marsi mbledh lëkurë

•Marsi i çmendur, shiko diellin e merr çadrën

•Marsi vjen si një luan, e shkon si një qingj

martedì 31 gennaio 2017

Histori e shkurtër — Katër stinët e jetës


Një burrë  kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njohur sa e si duhet. Ndaj, ftoi secilin prej tyre që të bënin një udhëtim, për të parë një🌳 pemë, që rritej në një vend të largët.


Djali i madh shkoi ta shikonte në stinën e dimrit❄️, i dyti shkoi në pranverë🌸, i treti në verë🌞, dhe më i vogli shkoi ta vëzhgonte pemën në stinën e vjeshtës🍁. 
Kur biri më i vogël u kthye nga udhëtimi i tij, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi që të tregonin se çfarë kishin parë secili prej tyre.
Djali i madh tha se kishte parë 🌳 të shtrembëruar e të përthyer. 
I dyti e përshkroi atë me gurë të ndritshëm në ngjyrë të gjelbërt, e premtonte gjallëri e jetë.
Biri i tretë nuk ishte dakort, ai tha se pema ishte plot me 💐 shumë të bukura.
Më i vogli nuk ishte dakort me asnjërin prej tyre, ai tha se pema ishte e ngarkuar me 🍒fruta të ëmbla, e pamja e saj të mbushte me jetë.
Atëherë burri u shpjegoi që të katërve  se secila nga përshkrimet që kishin dhënë ishte i saktë, pasi secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një stinë të caktuar.
Ai u tha atyre se si pema, ashtu edhe njerëzit nuk gjykohen për një stinë të tyre, dhe se thelbësorja, esenca, e dashuria që përcjellin ato mund të vlerësohet vetëm pasi e kanë mbyllur ciklin e katër stinëve.
"Nëse heq dorë nga dimri, do të humbasësh ardhjen e pranvera, pasurinë e verës e bukurinë e vjeshtës. 
Mos lejo që dhimbja e një stine të të shkatërrojë gëzimin për çka vjen më pas. 
Mos e gjyko jetën tënde, kur ke momente të vështira. Mos u dorëzo në të tilla momente dhe me siguri, ditë më të mira do të vijnë.
Jeto me entuziazëm çdo stinë të jetës tënde..."

Burimi: web
Nga ital. Shqip. M.C)



venerdì 27 gennaio 2017

Sot ...

Vargjet e një djaloshi, të gjetura në një kamp përqëndrimi në vitin 1941




"Nesër do të jem i mërzitur, që nesër
Por sot do të jem i gëzuar.
E pse duhet të jem i trishtuar, 
ç'kuptim ka?
Se fryn një erë e ligë?
Se duhet të kem dhimbje sot për të nesërmen?
Ndoshta e nesërmja është e mirë,
 ndoshta e nesërmja është e qartë.
Ndoshta nesër dielli do të ndrijë përsëri, 
e s'do të kem shkak për të qenë i trishtuar.
nesër do të jem i trishtuar, nesër.
Por sot do të jem i lumtur.
E në çdo ditë të hidhur do të them:
Nesër, do të jem i trishtuar. Sot jo. 

giovedì 15 dicembre 2016

Femijet luajne loje lufte - Bertolt Breht

E paqe është edhe 
Të mos kesh uri
Të mos kesh ftohtë
Të mos kesh frikë.

no to war
Fëmijët luajnë luftash
Të luajnë lojë paqeje është e rrallë
Sepse të rriturit
bëjnë luftë ngahera
Ti bën "pam" e qesh;
Po nëse ushtari shkrep
Dikush tjetër
Më nuk qesh.

Lufta është kështu.

Një lojë tjetër 
duhet shpikur, 
Të bëjë botën të qeshë
Jo ta bëjë të qajë.
Paqe do të thotë
Se jo të gjithëve u pëlqen
e njëjta lojë
Se lojërat që ke ti
duhet t'ua japësh edhe
fëmijëve të tjerë
Atyre qe me siguri nuk kanë
Sepse ti ke shumë.
Se vizatimet e fëmijëve të tjerë 
nuk janë shkarravina; 
Se mami yt 
nuk është vetëm e jotja
Se të gjithë fëmijët
Janë shokët e tu.
E paqe është edhe 
Të mos kesh uri
Të mos kesh ftohtë
Të mos kesh frikë.

B.Brecht

shqip M.C

venerdì 25 novembre 2016

Për ...gruan W.Sheakspeare



Për gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj,
për të gjitha nënshtrimet që ka përjetuar,
për trupin e saj që keni shpërdoruar,
për inteligjencën e saj që keni shkelur,
për paditurinë në të cilën e keni lënë,
për lirinë që i keni mohuar,
për gojën që i keni mbyllur,
për krahët që i keni prerë,
Për të gjitha këto:
 Ngrihuni më këmbë, zotërinj,
Para një gruaje!"


 William Shakespeare
 (Ital.shqip M.C)

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...