Jemi veç puhizë ere
Puhiza të lehta të varura mbi muret
e një qielli pa kufinj
Jemi pluhur e esencë barit,
lulesh, perzier
me aromën e detit,
t'hënës, t'dites, të natës
të kohës që vrapon
e mbjell rreth vetes
fara kujtimesh
Jemi si krahë në fluturim,
prej gjithmonë
Qëkur morëm frymë për herë të parë
deri në ëndrrën e fundit
Në zemrën tonë e pikuar
prej një ylli;-
Si dhurate
R. Tagore
nje puhize e ambel
T’thuri rreth teje
fjale dashnije,
Si nji tis i padukshem
Per me mbrojte jeten tande”
J. O’Donohue
shqip M.C