Sa hijeshi ka drita e ketyre diteve!
Ajri eshte i paster e ngjyrat e vjeshtes ofrojne shikimit tone nje pamje madheshtie te ndryshme, por jo me pak energjike sesa ajo e pranveres. Gjethet, qe me pare na magjepsnin me jeshillekun e lehte, tani na habisin me ngjyrat e ngrohta e te arta, me perdredhjet e tyre fluturuese ne ajer. Ne vend te luleve kane zene vend frutet tipike vjeshtore: te kuqe, roze e te verdha. Ata jane mbretereshat e verteta te dimrit. E e gjitha kjo bukuri bie ne kontrast me klimen e semundjes, vdekjes, qe na rrethon. E si te mos mendosh per indiferencen e kesaj natyre leopardiane.
Por është një gabim te fajesohet per nje pjesëmarrje emocionale bota natyrore ne teresi.
Kane per te qene pikerisht frutet e larmishme vjeshtore me farat e tyre te fshehura qe do na japin zemer, do na japin shprese.
E dimri ka per te ardhur, sigurisht, do te shtroje tisin e tij te hirte, e do te na duket se e kemi humbur çdo shprese.
Veç ne shkurt, kur toka do te filloje te rilinde, me te gjitha energjite e saj, e para syve tane te lodhur e te zhgenjyer, do te shfaqet simfonia e madhe e jetes, do te kuptojme rendesine e frutave vjeshtore e farave te tyre, te gjumit e te zgjimit, e do te kemi proven se, sidoqofte, eshte jeta ajo qe fiton, gjithmone.