Saturday, September 16, 2017

Filozofia e milingonave J. Rohn


Jim Rohn dhe filozofia e milingonave

«Nder vite, femijeve u kam dhene nje mesim te thjeshte: filozofine e milingonave. E mendoj se te gjithe duhet ti studiojne milingonat. Ato kane nje teori te mahnitshme ne kater pjese. 
Ja e para - Milingonat nuk dorezohen para veshtiresive. Kjo eshte filozofia e duhur.
Nese jane nisur per diku e provon ti ndalosh, ato kthehen, hipin aty-ketu, germojne poshte, sillen rrotull; e provojne te gjejne nje udhe tjeter.
Sa filozofi e qarte! Mos resht se kerkuari nje menyre per te arrire qellimin qe i ke vene vetes. 
E dyta- Gjate gjithe dimrit, milingonat mendojne per veren. Gje shume e rendesishme kjo. Gjate dimrit ato i kujtojne vetes; "nuk do te zgjase shume, se shpejti do te dalim qe ketej"
Keshtu diten qe temperaturat fillojne te ngrihen, ato dalin.
 Nese rikthehet i ftohti, ato struken perseri e mezi presin qe te dalin prape. Nderkohe vazhdojne te mbajne qendrim pozitiv.
Pjesa e trete e filozofise se milingonave, eshte se gjate gjithe veres mendojne per dimrin.
 E kjo eshte prespektiva e duhur. Nuk mund te jesh kaq naiv, sa te mendosh se vera do te zgjase pergjithmone. Keshtu ata mbledhin veres ushqimin e dimrit.
Nje thenie e vjeter thote: " Mos e nderto shtepine tende mbi reren e veres"
Perse na duhet nje keshille e tille?!
 Sepse eshte shume e rendesishme te jemi realist. Gjate periudhes se veres duhet te mendosh per shkembin dhe stuhine, ndersa i gezohesh reres dhe diellit. 
Kjo perben pjesen e fundit. Sa ushqim mbledh nje milingone gjate veres? Aq sa te kete mundesi.
Filozofi e pabesueshme kjo: Gjithçka qe te eshte e mundshme.
Wow, sa mesim i mrekullueshem per tu pervetesuar.
 Ideologjia e milingonave : Mos u dorezo kurre, merre jeten me pozitivitet, mendo per te ardhmen dhe bej gjithçka qe mundesh.»

 shqip M.C

Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...