Friday, April 28, 2017

Kuak...kuak...kuak

Kur u krijua bota, shiu nuk ekzistonte. 
Ndaj të gjitha kafshët u mblodhën të shqetësuara grupe grupe duke i drejtuar thirrjet e tyre drejt qiellit që të sillte shiun. 
Të parët provuan elefantët, me britmat e tyre, pastaj hipopotamët e pastaj luanët, por shiu nuk binte që nuk binte. 
Pastaj i erdhi rradha xhirafave, e më pas kafshëve më të vogla: pelikanëve, lepujve dhe minjëve. 
Por, prapëseprapë nuk funksionoi.
Të fundit e kishin rradhën bretkocat.

Të gjitha kafshët u luteshin atyre që t'i drejtoheshin qiellit me kuak- kuakjet e tyre duke shprehur nevojën e tyre për ujë. 
Bretkocat që mezi po prisnin, filluan kuak-kuakjet të gjitha së bashku dhe britmat e tyre ishin aq shurdhuese dhe të papëlqyeshme, sa qielli u lodh duke i dëgjuar, ndaj u mbulua me re të dendura dhe lëshoi një shi të furishëm, sepse nuk i dëgjonte dot.
Kështu bretkosat pushuan britmat e tyre të kënaqura. 
E që atëherë ndihen padrone të ujit,  sepse qenë ato që bënë të mundur   
rënien e shiut, e duke jetuar në moçal, vazhdojnë të kuakjojnë duke kërkuar të bjerë shi vazhdimisht...


tregim popullor Bantu)
shqip M.C


Friday, April 7, 2017

Kur të... 🏞

🏞 Vëzhgojini më shpesh yjet.
Kur të ndjeni se diçka ju peshon në shpirt, vështroni yjet o kaltërsinë e qiellit. 
Kur të ndiheni të trishtuar, kur t'ju ofendojnë, kur diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, kur furtuna të shpërthejë në shpirtin tuaj...
dilni në ajrin e pastër dhe bëhuni njësh me qiellin, vetëm, ju të dy. 
Atëherë shpirti juaj do të gjejë qetësi.

Marrë tek «Letrat» e P. Florenskij



Saturday, April 1, 2017

Ne lartesine e nje femije

"Femija mendon me ndjenja e jo me  intelekt"

Cfarë po thoni?!
Është e lodhshme të merresh me fëmijët.
Keni të drejtë.

Pastaj shtoni:

Sepse duhet të vihesh
Në nivelin e tyre,
Të përulesh, të zhdërvjellesh, të përkulesh,

Të bëhesh i vogël.
Tani e keni gabim.

Çfarë lodh më shumë nuk është kjo.
Është më shumë fakti se je i detyruar të lartësohesh
deri në lartësinë

 e ndjenjave të tyre.

Të tërhiqesh, të zgjatesh,
Të vihesh
 majë gishtash.

Për të mos i lënduar.

                                                               Drawing E.J.Parocki
Autori polak Januz Korzak (1879-1942)
ishte psikolog, poet, pedagog, edukator e mendimtar i lirë
Vargjet janë marrë tek vepra e tij "Kur të bëhem fëmijë përsëri"

keto vargje te mençura mbajnë në vetvete gjithe punën që të rriturit duhet t'i përkushtojnë fëmijëve.
Për të qenë në lartësinë e tyre duhet ta shohim botën qe na rrethon me sytë e një fëmije,

Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...